BREAKING NEWS

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen
x

Politike

LSI merr në mbrojtje Spitalin Amerikan, Vasili: Pengimi i testeve të koronavirusit nga laboratorët e tjerë i paligjshëm

LSI merr në mbrojtje Spitalin Amerikan, Vasili: Pengimi i testeve të

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për të mos lejuar bërjen e analizave të Koronavurisit nga laboratorët e spitaleve private nuk është pritur mirë nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Dy ditë më parë doli në media se Spitali Amerikan kishte nisur të bënte analizat për të gjithë qytetarët që kërkonin të dinin nëse ishin prekur apo jo nga Covid-19, kundrejt një shumë të konsiderueshme parash. Por kjo situatë ka bërë që të reagojë qeveria dhe prokuroria. Ndërkohë që, nënkryetari i LSI, ka shpërthyer në akuza dhe sulme ndaj qeverisë, ndërsa ka marrë në mbrojtje Spitalin Amerikan.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Petrit Vasili theksoi se pengimi i testimi të koronavirusit nga laboratorët e tjerë është i paligjshëm, duke shtuar se me këtë vendim qeveria kërkon të fshehë të vërtetën. “Pengimi i testimi të koronavirusit nga laboratorët e tjerë, i paligjshëm dhe për te fshehur të vërtetën! Testimi i gjerë i popullatës për koronavirusin është kërkuar publikisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që ka theksuar si strategjinë më efikase: "Testim Testim Testim". Kjo është mënyra e vetme për të kontrolluar situatën dhe për të penguar përhapjen. Është fakt, që shteti në Shqipëri realizon një numër shumë shumë të kufizuar testimesh, i cili është shumë shumë larg nevojave për testim të gjerë. Ndërkohë, shteti në vend të promovojë e stimulojë me të gjithë forcën dhe mundësitë e tij edhe laboratorë të tjera për ta bërë testimin, përkundrazi jo vetëm i pengon, por edhe i kërcënon ato. Çdo laborator publik ose privat, që plotëson kushtet duhet të lejohet të kryeje testimin”, shkruan ai.

Më tej, Vasili thotë se në kushtet e pandemisë është me ligj që të lejohen edhe spitalet private të kryejnë analizat. “Këtë e lejon fare qarte "Ligji nr. 15/2016 "për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive". Ligji lejon diagnostikimin për sëmundjet infektive nga të gjitha strukturat ku Neni 9 pika 3 saktëson: "3. Identifikimin e shkaktarëve të sëmundjeve infektive, me qëllim përcaktimin e diagnozës, e kryejnë institucionet shëndetësore publike e jopublike të licencuara, sipas legjislacionit në fuqi për licencimin". Për çdo rast të konstatuar pozitiv përcaktohet në ligj detyrimi për t’i raportuar në Shërbimin Kombëtar të Inteligjencës Epidemike që hetojnë rastin ose vatrën eventuale. Ja ç’thotë Neni 5: "Njoftimi dhe raportimi i sëmundjeve infektive 1. Sëmundjet infektive janë objekt i raportimit periodik dhe të detyrueshëm. Ministri përgjegjës për shëndetësinë miraton, me urdhër, listën e sëmundjeve infektive dhe udhëzuesit përkatës për raportimin në mënyrë të detyrueshme nga institucioni publik apo jopublik shëndetësor në organet përkatëse. 2. Çdo institucion publik apo jopublik raporton tek organet përkatëse, të përcaktuara nga ministri përgjegjës për shëndetësinë për: a) çdo infeksion, i cili, sipas tij, paraqet apo mund të paraqesë dëm të rëndësishëm." Për këto arsye pengimi i testimit te koronavirusit edhe nga laboratorë te tjera është pa asnjë diskutim një veprim i qëllimshëm për te mbuluar realitetin dhe pa asnjë baze ligjore”, shkruan Vasili.