Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

LSI në alarm nga braktisja e militantëve, Kryemadhi reformim degëve për të ndalur shkrirjen e partisë

Postuar: 15/04/2018 - 07:34

Reforma në administratë dhe largimi i këshilltarëve drejt Partisë Socialiste kanë vënë në alarm Lëvizjen Socialiste për Integrim. Për këtë arsye, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka urdhëruar të gjithë deputetët e saj, që të zbresin në terren dhe të njihen më nga afër me situatën. Sipas informacioneve të gazetës, ditën e djeshme në të gjithë qarqet e vendit deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë zhvilluar takime me bazën e kësaj partie, me qëllim marrjen e masave për të parandaluar eksodin e militantëve nga kjo forcë politike, por edhe nisjen e riorganizimit në të gjitha degët. Sinjalet e para vijnë nga qytetit i Skraparit, aty ku dje zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka mbledhur strukturat e kësaj partie në këtë rreth, ku foli për fillimin e një procesi riorganizimi tërësor të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjatë fjalës së tij para strukturave të LSI në këtë qytete, deputeti Rama deklaroi se ky riorganizim vjen pas largimit të mjaft të këshilltarëve të LSI-së në këshillat bashkiake në rrethe. “Në Skrapar Lëvizja Socialiste për Integrim është e do të jetë gjithmonë forcë e parë, referencë krenarie për LSI-në. Nga Skrapari po nisim një proces riorganizimi tërësor të LSI-së. Ky riorganizim vjen pas largimit të mjaft të këshilltarëve të LSI-së në këshillat bashkiake në rrethe”, deklaroi ai.. Ashtu si dega dhe strukturat e LSI në Skrapar, të cilat kanë nisur reformimin, edhe baza e LSI në Korçë pritet të përfshihet nga riorganizimi. Pas urdhrit të kryetares së të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, edhe sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj partie në Korçë. “Kënaqësi sot të takoja në Korçë kryesinë e LRI Korçë. Forca dhe zemra e LSI janë të rinjtë që çdo ditë e më shumë janë të vendosur për të luftuar këtë fatkeqësi kombëtare që ka vetëm një emër, Kryeministrin e vendit. Goditjen përfundimtare Edi Ramës do t’ia japin të rinjtë sepse ky Kryeministër vrau shpresën duke i detyruar të largohen nga vendi. Goditja e të rinjve do të jetë tipike siç janë goditjet që të rinjtë i kanë dhënë çdo diktatori. Të gjithë bashkë për të luftuar fatkeqësinë kombëtare Edi Ramën”, deklaroi ai. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 15

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2018 - 22:09

Partia Demokratike ka hedhur përsëri akuza për kryebashkiakun Veliaj

Postuar: 23/09/2018 - 20:58

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar një tjetër mashtrim të kryetarit të Bas

Postuar: 23/09/2018 - 20:10

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ndodhet në Nju Jork ku do të marrë pjesë

Postuar: 23/09/2018 - 18:59

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka reaguar mbi rezolutën e miratuar nga Komiteti i Ministr

Postuar: 23/09/2018 - 17:33

Majlinda Bregu është një ndër femrat më të komentuara në Shqipëri. 

Postuar: 23/09/2018 - 17:17

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se politika bëhet edh

Postuar: 23/09/2018 - 16:37

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati