Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

LSI ngre alarmin dhe hedh akuzat e rënda: Kjo është shkaktare e vërtetë e këtij realiteti!

Postuar: 20/03/2019 - 10:39

Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu në një postim në Facebook ka ngritur alarmin mbi punën e zezë dhe informalitetin, duke zbuluar edhe kostot e fshehta për shtetin.

“Ç’balancim i skemës së pensioneve, që çon në angazhim më të madh financiar nga buxheti për mbulimin e diferencës debitore të skemës. Pra, më pak investime direkte, shërbime, apo rritje pagash.

Gjithashtu punësimi informal, por dhe deklarimi më i vogël i të ardhurave nuk mundëson kreditimin. Pamundësia e 37% e të punësuarve në Shqipëri për të marr një kredi është një dëm zinxhir për të gjithë ekonominë”, shkruan Spahiu.

Postimi i plotë i Përparim Spahiut:

Banka Botërore raporton se 37 % e të punësuarve në Shqipëri, janë në të zezë. Vendi ynë kryeson rajonin për punësimin informal, ku 1 në 3 persona rezultojnë të jenë të pasiguruar.

Edhe pse qeveria ndërmori masa të forta kundër informalitetit, kryesisht “dajaku” me gjoba, përsëri ky fenomen mbetet mjaft shqetësues, pasi rezulton i lartë, me efekte mjaftë negative për skemën e sigurimeve dhe pensioneve.

Duke parë që ky fenomen është më i përhapur në grupin e të vetëpunësuarve, kryesisht atyre në bujqësi, por dhe në biznesin e vogël dhe të mesëm, natyrshëm kupton që arsyeja kryesore janë të ardhurat e pakëta, pra pamundësia për të paguar.

Askush nuk do që të jetë informal, aq më tepër kur bëhet fjalë për garantimin e pensionit personal.

Mungesa e një strategjie të qartë për sektorin bujqësor, ku prodhimi vendas konkurrohet keqas nga importi, barra e lartë fiskale për biznesin e vogël dhe të mesëm, sidomos ulja e pragut të TVSH në 2 milion lekë, çuan në ulje e të ardhurave, ku pagesa e detyrimeve siguruese preket e para.

Pasojat?

Ç’balancim i skemës së pensioneve, që çon në angazhim më të madh financiar nga buxheti për mbulimin e diferencës debitore të skemës. Pra, më pak investime direkte, shërbime, apo rritje pagash.

Gjithashtu punësimi informal, por dhe deklarimi më i vogël i të ardhurave nuk mundëson kreditimin. Pamundësia e 37% e të punësuarve në Shqipëri për të marr një kredi është një dëm zinxhir për të gjithë ekonominë.

Zgjidhja?

Jo largimi masiv nga vendi, por rrëzimi i kësaj qeverie të korruptuar, klienteliste, të paaftë, si shkaktare direkte e realitetit që po jetojmë. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/04/2019 - 23:05

Gazetari Vincent Triest ka deklaruar në “A show” në News 24, vendimi i Parlamentit holandez për të kërkuar rikthimin e vizave me shqiptarët nuk është qëndrim politik ndaj PS apo PD, por, sipas tij, Holanda

Postuar: 22/04/2019 - 22:55

Deputeti demokrat Myslim Murrizi u shpreh mbrëmjen e sotme se në 17 Maj, natën e marrëveshjes së

Postuar: 22/04/2019 - 22:38

Akademiku Artan Fuga është shprehur mbrëmjen e sotme se opozita e ka braktisur garën për zgjedhje

Postuar: 22/04/2019 - 22:26

Partia Bindja Demokratike nesër do të bëj regjistrimin e saj në Gjykatë dhe më pas në Komisionin

Postuar: 22/04/2019 - 22:19

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, deklaroi në Op

Postuar: 22/04/2019 - 22:12

Të ftuar në emisionin “Open”, presidenti Bujar Nishani dhe gazetari Denis Dyrnjaja ka

Postuar: 22/04/2019 - 22:07

Në një prononcim të shkurtër për mediet e pranishme, në ambientet ku u mblodhën të ashtuquajturit