Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

LSI njësoj si PD/ Shezai Rrokaj flet për qeveri me bazë të gjerë: Ja misioni që duhet të ketë

Postuar: 11/07/2018 - 17:19

Për një qeveri me bazë të gjerë i pari që hodhi idenë ishte deputeti demokrat Tritan Shehu, ndërsa sot thirrja përsëritet nga një deputet i LSI-së, Shezai Rrokaj.

Sipas tij, paralizimi i institucioneve kushtetuese për shkak të reformës në drejtësi, mosndëshkimi i peshqve të mëdhenj, varfëria ekstreme në vend, mungesa e investimeve të huaja, përqendrimi i parave në duart e oligarkëve, braktisja e vendit dhe mungesa e dialogut politik janë disa prej arsyeve që përgjegjësia kombëtare duhet të prevalojë mbi interesin politik e të krijohej një qeveri me bazë të gjerë.

Statusi i plotë:
Ja pse duhet një Qeveri Stabiliteti me bazë të gjerë. Reforma në drejtësi ka paralizuar disa institucione kushtetuese dhe po jep shenja të dukshme njëanshmërie. Së dyti, mosndëshkimi i peshqve të mëdhenj që nga ministrat e deri te bosët e drogës, si rasti i Maminasit e i Toyota yaris-is . Së treti, varfëria ekstreme, ku rreth 50% e popullsisë jetojnë me nën 5$ për frymë në ditë si dhe rritja e pabarazisë sociale. Së katërti, mungesa e investimeve të huaja serioze dhe tendenca në rritje e biznesit vendas për të investuar jashtë. Së pasti, përqendrimi i parasë publike te një grusht oligarkësh, duke deformuar rregullat e konkurrencës me skema e dyshimta si ajo e PPP-ve. Së gjashti, braktisja e vendit sidomos prej popullsisë aktive për shkak të papunësisë, rrogave të ulta, rritjes së taksave dhe dëshpërimit që ka shpënë në mungesën e besimit. Së shtati, mungesa e dialogut politik prej arrogancës së mazhorancës dhe kontrolli i mediave nëpërmjet kapjes a presionit të saj mbi to. Në këto kushte zgjedhjet vendore janë të pamundura. Ndaj mendoj se përgjegjësia kombëtare duhet të prevalojë mbi egoizmin politik partiak dhe se pa humbur kohë është e nevojshme krijimi i një Qeverie të Stabilitetit, e cila do të kishte për mision: Të përmirësonte ndjeshëm treguesit e mësipërm, do të përgatiste zgjedhje të pakontestuara, ku zgjedhjet vendore të bëheshin njëkohësisht me ato politike si dhe do të krijonte kushte reale të besueshme për çeljen e negociatave.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 22:13

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje ngjarjen e rëndë, ku u gjet i vdekur Shkelzen Qordja, shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Postuar: 19/09/2018 - 22:01

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se nëse opozita del në rrugë për të protestuar

Postuar: 19/09/2018 - 21:35

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi shprehet pro ngritjes së një komisioni për të hetuar atë që e

Postuar: 19/09/2018 - 20:56

Artan Hoxha ka komentuar masakrën e Lushnjes,  ku u vra Zamir Latift dhe Jurgen Hoxha.

Postuar: 19/09/2018 - 20:50

Në emisionin ‘FAKT’ kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka treguar se pse Shpëtim Idr

Postuar: 19/09/2018 - 20:16

Pas takimit me artistët për çështjen e Teatrit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka da

Postuar: 19/09/2018 - 19:52

Zv/Kryeministrja Senida Mesi priti sot në një takim Ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë së