Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

LSI përplaset me PD, Vasili del në mbrojtje të Metës: Ka pasur skenarë dhe për djegien e Parlamentit

Postuar: 10/09/2019 - 07:55

Deklarata e djeshme e presidenti Ilir Meta, e bërë gjatë Komisionit Hetimor Parlamentar, ku thoshte se opozita kishte pasur në plan të digjte Parlamentin, ka ngjallur debate. Opozita ka reaguar menjëherë pas kësaj deklarate. Ndërkohë, Partia Demokratike e ka mohuar deklaratën e Metës, ku është shprehur se nuk kanë pasur kurrë një plan të tillë, duke folur edhe në emër të partive të tjera opozitare. Por dje i ftuar në një studio televizive, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka folur në lidhje me këtë çështje dhe duket se në fjalët e tij ka një përplasje mes atyre që ka deklaruar dje Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi. Vasili shprehet se ka qenë bashkë me Bardhin, kur kanë parë një grup personash, që thotë se nuk e di të kujt ishin. "Meta është President deri në fund të mandatit. Kushtetuta thotë se nuk kanë çfarë të shkarkojnë, janë ata që duhen shkarkuar. Veprimi i Presidentit ishte shumë i matur. Bëhej fjalë për gjëra shumë të rënda, siç mund të ishte dhe djegia e Parlamentit. Isha bashkë me Bardhin, kur pamë një grup personash, që nuk e di të kujt ishin. Kishte provokatorë të shumtë. Ishte një klimë e tensionuar, sepse qeveria kishte qëllimin vetëm të bënte zgjedhje dhe t’ia linte fajin opozitës”, ka thënë Vasili dje. Deklarata e Vasilit ka bërë që të duket hapur se mes opozitës nuk ka konsensus kur bëhet fjalë për presidentin Meta. Edhe më herët në çështje ku ka qenë i përfshirë presidenti, LSI dhe PD kanë pasur përplasje. Dekreti i presidentit Meta, i datës 13 tetor ka qenë një temë që po ashtu ka ngjallur përplasje mes PD dhe LSI. Ndërkohë Vasili e ka komentuar edhe dje dekretin e Metës. "Çdo bëjnë këta me 13 tetorin, ata duhet të zgjedhin përfundimisht, sepse janë vendosur në kushtet e paligjshmërisë. Ne jemi shprehur qartë se për opozitën 13 tetori është datë e ligjshme zgjedhjesh. Këtu paligjshmëria është ulur këmbëkryq. Këta janë në një paligjshmëri, që i dërrmon fare si qeveri", është shprehur nënkryetari i LSI. Vasili nuk ka kursyer lavdërimet për presidentin. I pyetur mbi Komisionin Hetimor Parlamentar dhe qëndrimin e Metës, Vasili u shpreh se Meta raportin me institucionet e ka të panegociueshëm, është kategorik dhe shtoi se kjo është cilësia më e vyer e një politikani shqiptar. "Meta nuk bën pazar me principet, i nënshtrohet votës ose i bindet Kushtetutës. Nuk ka ndodhur kurrë për ne si LSI, të dalim kundër ligjeve të ngritura. Ai Parlament është një mjerim i vërtetë, sot u pa një nivel mediokriteti", tha ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 23:35

Kryeministri Rama ka dhënë lajmin e mirë.

Postuar: 15/09/2019 - 23:30

Avokati Altin Goxhaj ka folur për një zgjidhje urgjente për të ndërtuar një pazar të ga

Postuar: 15/09/2019 - 22:30

Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi se përmes Strukturës së Posaçme Antikorrupsion në vend do të

Postuar: 15/09/2019 - 21:49

Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat më 18 teto

Postuar: 15/09/2019 - 20:25

Prej më shumë se dy vitesh kishin nisur punimet dhe tashmë “Arena Kombëtare” është dr

Postuar: 15/09/2019 - 20:10

Kryedemokrati, Lulzim Basha, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka hedhur sërish akuza ndaj

Postuar: 15/09/2019 - 18:26

Dita e sotme përkon me 76 vjetorin e Çlirimit të qytetit të Tepelenës.