Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

LSI tregon lëvizjen që duhet të marrë Rama për zgjidhjen e krizës

Postuar: 12/09/2019 - 16:30

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu ka reaguar një ditë pas publikimit të lajmit nga “Zëri i Amerikës”, ku thuhej se ekonomia shqiptare po përjeton një periudhë të vështirë, pasi kanë rënë investimet e huaja  dhe borxhi mbetet në nivele kritika.

Deklarata e plotë

Ekonomia shqiptare është duke kaluar një periudhë të vështirë, ku rritja ekonomike pritet të tkurret ndjeshëm, investimet vendase dhe të huaja janë në rënie dhe ku defiçiti dhe borxhi mbeten në nivele kritike, bashkë me disnivelin e eksport-importeve.

Ky ishte konsatimi i mbrëmshëm i Zërit të Amerikës. Borxhi i lartë publik, mbledhja e taksave nën potencial, niveli i ulët i konkurrueshmërisë, papunësia e lartë tek të rinjtë, cilësia e ulët e edukimit, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, mungesa e vlerësimit të riskut për pagesat që duhen bërë për projektet e partneritetit publik privat, ishin disa nga konstatimet e para disa muajve të Komisionit Europian.

Të njëjtat konstatime vëren prej kohësh Fondi Monetar Ndëkombëtar sëbashku me Bankën Botërore, të njëjtat shqetësime kemi ngritur dhe ne. Prej 6 vitesh kryeministri bashkë me Ministrat e Financave i kanë rënë borisë së rritjes ekonomike dhe uljes së borxhit, si arritje të madhe të tyre, në fakt ka ndodhur krejt e kundërta. E gjitha është thjesht një mashtrim i madh i propagandës së Rilindjes.

Nuk mund të ketë rritje ekonomike dhe nuk ndodh që investimet vendase e të huaja të rriten kur vendit i largohen në pak vite më shumë se 300 mijë njerëz. Nuk mund të ketë rritje ekonomike apo investime të huaja kur jo vetëm specialistë të shendetësisë, por profesionistë, nga më të ndryshmit, përveç Gjermanisë, po gjejnë kushte dhe pagesa më të mira në Kroaci, Maltë apo dhe në Maqedoninë e Veriut.

Nuk mund të ketë rritje ekonomike kur investimet e vetme direkte janë ato të partneritetit publik privat, që suksesin e vetëm të tyre do të kenë zhytjen e vendit në borxhe për 15-30 vitet e ardhshme. Nuk mund të ketë rritje ekonomike kur Parlamenti bëhet pjesë e vjedhjes me ligj të rrugës Milot-Balldren, pa mare parasysh asgjë nga shqetësimet që ngre Presidenti, por dhe ne si opozitë, për ketë projekt por dhe shumë të tjerë.

Projekte ku vihen re: Mungesë të theksuar transparence ndaj publikut. Mungesën e një vlerësimi të qartë ekonomik, si rrezik për cënimin e financave të shtetit. Mungesën e një fizibiliteti të plotë dhe objektiv të hartuar dhe miratuar nga institucione shtetërore përgjegjëse.

Mungesa e një përllogaritje të saktë të efekteve të këtyre projekteve në ekonomi. Ky ështe një realitet i dhimbshëm tashmë, dhe nuk ka asnjë propagandë që ta mbulojë. Zgjidhja janë zgjedhjet, zgjedhje për një alternativë më të mirë dhe me të besueshme që vendi të dalë nga kjo krizë e thellë ka e ka futur Rilindja.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2019 - 23:50

Orët e gjatë të pritjes për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda e kanë shoqëruar me ankth pritjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Postuar: 19/09/2019 - 23:05

Teksa Bundestagu gjerman pritet të bëjë publik vendimin e tij për hapjen e negociatave të Shqip

Postuar: 19/09/2019 - 22:58

3 vite shërbim prove caktoi Gjykata e Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendsh

Postuar: 19/09/2019 - 22:47

Ndërkohë që u dha vendimi për ish-ministrin Tahiri me 5 vite burg por që do të jetë për 3 vi

Postuar: 19/09/2019 - 22:37

 Pas dënimit të dhënë nga Krimet e Rënda për të dënuar me 5 vite burg ish ministrin e Brends

Postuar: 19/09/2019 - 22:31

Kreu i PD-së ka reaguar pas vendimit Gjykatës për Saimir Tahirin.

Postuar: 19/09/2019 - 22:22

Disa herë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka këshilluar gazetarët të ruhen nga kushërinj