BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Politike

Luan Baçi reagon pas shkarkimit dhe i bën ftesë hapur kreut të PD-së: Basha po hakmerret ndaj Fierit vetëm për këtë arsye

Luan Baçi reagon pas shkarkimit dhe i bën ftesë hapur kreut

Deputeti demokrat Luan Baçi ka reaguar sërish sot pas shkarkimit të tij nga posti i kryetarit të degës së PD Fier, i firmosur nga Lulzim Basha. Ky i fundit përmes një e-maili ka emëruar Agron Kapllanaj në krye të degës së PD-së Fier, duke ngjallur reagime të shumta nga anëtarët e kryesisë së kësaj dege.

Baçi thotë se Basha u hakmor pasi pothuajse 90% e kryesisë së kësaj dege firmosën formularin për mbledhjen e Kuvendit kombëtar të PD-së.

Ai fton kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën të votëbesohet. “Nuk duhet të kemi frikë nga votëbesimi. Edhe sikur 55 % të marrë do të jetë një kryetar legjitim” tha ai në një intervistë.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Vazhdoni të jeni në krye të PD-së Fier edhe pse zoti Basha ka emëruar Agron Kapllanaj?

Luan Baçi: Zoti Basha ka bërë një komandim që kryesia e degës të merrte në konsideratë dhe të kryente veprimet. Kryesia e degës u mblodh mbrëmë dhe është kundër vendimit të kryetarit për komandimin në detyrë të X apo Y person pa marrë miratimin e kryesisë. Një vendim i i tillë është i papranueshëm për kryesinë. Të gjithë anëtarët 100% janë kundër këtij vendimi dhe nuk e pranojnë. Personalisht nuk e kam problem. Jam i hapur për çdo vendimmarrje. Por është një vendim arbitrar dhe i pa njoftuar fare,

Pyetje: Keni deklaruar se keni patur një bisedë me kryetarin Basha para dy ditësh. A ju tha se do t’ju zëvendësonte me dikë tjetër në degë?

Luan Baçi: Jo. Kërkoi dakordësinë time për komandimin e një personi tjetër, por absolutisht nuk biseduam për emra konkretë dhe nuk i dhashë dakordësi për ndonjë emër, pasi kjo është kompetencë e kryesisë së degës. Ajo është që propozon emra konkretë në raste komandimi.

Mendoj se një vendim i tillë është hakmarrës ndaj strukturave të degës së Fierit në përgjigje të asaj që  90% e tyre, veç atyre që nuk janë në Shqipëri, kanë firmosur formularët  për mbledhjen e kuvendit. Kjo është arsyeja e nxitimit dhe marrja e një mase të tillë në një situatë të tillë.

Pyetje: Pra largimi juaj ka lidhje me faktin që i jeni bashkuar foltores “Berisha”?

Luan Baçi: Unë i jam bashkuar PD-së. Nuk isha unë i vetmi që iu bashkova në foltore por e gjithë kryesia.Madje strukturat më kërkuan që unë të isha pjesë e kësaj foltoreje dhe të vazhdojmë bashkarisht proceset demokratike.

Pyetje:Dje zoti Basha tha se e përkrahin 90% e bazës sa % e përkrah baza ë Fierit zotin Basha?

Luan Baçi: Unë nuk mund të bëj deklarime të tilla por do të ftoja Bashën që të masë përqindjen që kemi në elektorat ti nënshtrohemi votëbesimit. Jam gati të votëbesohem tek anëtarësia e PD-së madje mbrëmë jam shprehur se edhe nëse nuk votëbesohem 70% jap dorëheqjen edhe nga deputet. Ta bëjë dhe zoti Basha. edhe sikur 55 % të marrë do të jetë një kryetar legjitim.