BREAKING NEWS

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush janë 3 kandidat e propozuar për kryetar në Bashkinë e Tiranës

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës shqiptare: Duam kandidatë të pastër në zgjedhje, boll me shitblerje votash, të korruptuarit janë kërcënim për sigurinë e SHBA

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës
x
BREAKING NEWS

Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me deklaratën shokuese dhe iu ‘pret’ shpresat shqiptarëve ilegal: Ndalojini dhe kthejini pasi janë të zgjuar dhe e manipulojnë sistemin kudo

Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me
x
BREAKING NEWS

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe ish-gruas së tij në Hamallaj e Palasë, bllokohen fatura dhe sende personale, ish-ministri socialist në ankth

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe
x
BREAKING NEWS

Garë e fortë/ Përfundon votimi në asamblenë e PS-së në Vlorë, ja kush është emri i njohur që kryeson garën

Garë e fortë/ Përfundon votimi në asamblenë e
x
BREAKING NEWS

132 familje në Shkodër prej ‘97-së jetojnë në banesa të pa legalizuara, banorët zotohen duke iu marr ‘hak’ ndaj politikanëve: Do bojkotojmë zgjedhjet, nëse nuk na...

132 familje në Shkodër prej ‘97-së jetojnë në
x
BREAKING NEWS

Inceneratori i Fierit, GJKKO vendos kalimin për gjykim të dosjes, avokati i ish-deputetit Bllako kërkon t’i pushohet çështja, zv/presidentit të FSHF Dervishaj i heqin dy akuza

Inceneratori i Fierit, GJKKO vendos kalimin për gjykim të dosjes,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha shton dozën e kërcënimeve ndaj Enkelejd Alibeajt, alarmohet Garda e Republikës dhe merr në mbrojtje kryetarin e opozitës

Sali Berisha shton dozën e kërcënimeve ndaj Enkelejd Alibeajt,
x

Politike

“Lufta” e PD për anëtarët e KZAZ, Celibashi njeh Lulzim Bashën si kryetar të selisë blu, “Foltorja” del jashtë loje dhe var shpresat te Ilir Meta për të hyrë në zgjedhjet e 14 majit

“Lufta” e PD për anëtarët e KZAZ, Celibashi njeh

Partia Demokratike e Shqipërisë rrezikon në këtë situatë të mos regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Kështu bëri të ditur kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjatë mbledhjes së sotme të KQZ. Edhe pse pranoi se e njeh PD si person juridik duke nënkuptuar faktin se Lulzim Basha rezulton ende në Regjistrin e Partive Politike si kryetar i partisë më të madhe opozitare, Celibashi u bëri thirrje Gjykatës së Apelit të Tiranës dhe palëve të përfshira në çështje që t’i japin zgjidhje ngërçit të krijuar, pasi dhe vetë ndodhet në pozitë të vështirë për të regjistruar PD dhe komisionerët e saj në KZAZ. Nga ana tjetër, ai shtoi se po bëhen verifikimet për emrat e komisionerëve të dërguar nga dy fraksionet e PD, PD zyrtare dhe “Foltorja”. Drejtësia duhet të japë përgjigje përfundimtare para 6 marsit, afati i regjistrimit të partive politike për zgjedhjet lokale. Në këtë situatë, si Alibeaj dhe Berisha dalin të humbur, nëse Gjykata e Apelit të kryeqytetit nuk thotë fjalën e fundit për këtë kontradiktë se kush është drejtuesi legjitim i selisë blu. I gjendur në këtë kaos, Berisha mund të detyrohet sërish si në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022 të regjistrohet si koalicion partish me Partinëe Lirisë së Ilir Metës, ose parti të tjera si Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut apo Partinë Demokristiane.

Celibashi: Ka një PD, një person juridik, rrezik të mos regjistrohet për zgjedhjet

I pyetur nga mediat se cilën palë të PD njeh si grupim drejtues legjitim të selisë blu, kreu i KQZ Celibashi u përgjigj se njeh një PD që është person juridik (në këtë rast Lulzim Basha). Por, ai nuk u fsheh nga kontradikta e krijuar për faktin se Basha është dorëhequr prej gati 1 viti nga partia më e madhe opozitare. Celibashi la të kuptohet se çështjen e koklavitur mund ta zgjidhin vetë aktorët në PD në gjykatë dhe ai do të zbatojë vendimet ligjore. Nëse ngërçi ligjor nuk zgjidhet para 6 marsit, kreu i KQZ paralajmëroi PD se rrezikon të mos regjistrohet dot në zgjedhje për shkak të amullisë ligjore tëk rijuar. “Për ne ka një PD, është një person juridik. Ngelet për t’u parë se kush e ka tagrin për të vepruar në emër të PD. Do ishte mirë që kjo çështje të ishte zgjidhur. Flitet për një parti kryesore të opozitës dhe unë mendoj se sa s’është vonë gjithkush që në një mënyrë apo një tjetër që mund të kontribuojë në zgjidhjen e kësaj situate. Do të duhet të angazhoheni për të gjetur një zgjidhje, s’mund të bëjmë sikur s’po ndodh asgjë, pasi partia kryesore e opozitës mund të mos regjistrohet. Gjithsesi, do të duhet që secili prej faktorëve institucionalë dhe politik të angazhohet për këtë proces, nuk mund ta injorojmë. Të shohim çfarë vendos KQZ dhe të veprojmë”, tha ai.

Komisionerët e PD në KZAZ, Celibashi: Po shqyrtojmë emrat

Për sa i përket emrave të komisionerëve të PD në KZAZ të dërguara nga të dyja fraksionet në selinë blu, Celibashi deklaroi se po shqyrtohen emrat e të dyja palëve, si të PD zyrtare, të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj dhe Grupit të Rithemelimit të PD, të drejtuar nga Sali Berisha, po ashtu dhe të partive të tjera. Ai përsëriti se çështja e komisionerëve të PD nëpër KZAZ mund të ndahet përfundimisht nëse drejtësia i vë vulën çështjes së legjitimietit të lidershipit të selisë blu. “Kemi dy propozime për anëtarë të KZAZ-ve nga zoti Indrit Sefa (PD) dhe një propozim zoti Flamur Noka në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD. Në fakt, jemi në proces të verifikimit të dokumentacionit mbi propozimet për anëtarë të KZAZ jo vetëm të PD, por edhe të partive të tjerave. Më vjen keq që gjendem në këtë situatë. S’kemi asnjë lloj interesi dhe as një lloj simpatie për partitë, përtej komenteve. S’kemi asnjë lloj ndrojtjeje për të zbatuar ligjin. S’e vendosim se kush e udhëheq PD. Ne do disponojmë se kush do e përfaqësojë, për ne është vetëm një PD, ngelet për t’u parë se kush e ka tagrin”, bëri me dije Ilirjan Celibashi për komisionerët në KZAZ.

Votimi elektronik në Vorë, Kamëz dhe Elbasan, ja në cilat KZAZ do kryhet

KQZ miratoi vendimi dhe fondin e qeverisë 800 milionë lekë për procesin e votimit elektronik në zgjedhjet e 14 majit. Kjo praktikë do të zbatohet në 335 qendra votimi në bashkitë Vorë, Kamëz dhe Elbasan. Konkretisht, në KZAZ nr. 47, 48, 49 dhe 50 në Elbasan, KZAZ nr.27 dhe 28 në Kamëz dhe KZAZ nr. 26 në Vorë. Për këto zgjedhje, qeveria nuk qe dakord për votim elektronik në të gjithë Shqipërinë, por mazhoranca ka lënë mundësinë që kjo të realizohet plotësisht në zgjedhjet e përgjithshme të 2025.

Më të lexuarat