BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Politike

Lufta kundër COVID-19, kryeministri Rama bën publik informacionin e rëndësishëm (VIDEO)

Lufta kundër COVID-19, kryeministri Rama bën publik informacionin e

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Oferta Manastirliu, ndoqi sot nga afër procesin e vaksinimit të operatorëve turistik. Gjatë fjalës së tij Rama bëri me dije se së shpejti pritet të nisë edhe vaksinimi i punonjësve të transportit publik, si dhe i atyre të fasonerive.

"Sot është e rëndësishme që të informohen edhe të tjerët. Qeveria është gati për të vaksinuar të gjithë personelin e strukturave hoteliere, duke filluar me ata në bregdet që do kenë më shumë turistë dhe me këtë vaksinim japin një garanci më shumë për turistët që do vijën të gjejnë hotele që janë të lira nga COVID. Pastaj do vazhdojë dhe me të tjerët, por të gjithë të aplikojnë dhe të futen në radhë për të marrë vaksinën. Dy kategoritë e tjera janë punonjësit në fabrika dhe një kategori shumë e rëndësishme janë edhe transportuesit të udhëtarëve, janë në një zonë risku të konsiderueshme", tha Rama.