Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Hysi: Sfida është zbatimi i reformës në drejtësi

Postuar: 26/09/2018 - 11:08

Është mbajtur sot seminari ndërkombëtar i grupit për luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore ku nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi foli për reformën në drejtësi dhe iniciativat e Shqipërisë në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore.

Duke vlerësuar edhe punën e opozitës, Hysi tha se Shqipëria ka ligjet por sfidë mbetet zbatimi i reformës në drejtësi.

“Në kuadër të reformës në drejtësi, drejtësia penale dhe viktimat e dhunës në familje dhe viktimat e trafikimit ishin një nga shtatë shtyllat kryesore ku u fokusua reforma në drejtësi.

Të gjithë ju kolegë keni kontribuuar pavarësisht se jeni në maxhorancë apo opozitë. Në këtë tavolinë janë njerëzit më aktivë, edhe kolegët në opozitë që nuk janë këtu, të gjithë kanë vendosur nga një gur në murin kundër trafikimit.

Ndërtimi i një sistemi efikas, profesionist, të pastër, pa korrupsion është një angazhim parlamentar, por nuk mjafton. Ne kemi ligje të mira, por sfida është zbatimi i reformës në drejtësi.

Kemi drejtues të komisioneve, aktivistë të shoqërisë civile që kanë dhënë kontribute për të drejtat e grave, të drejtat e viktimave që sot me kostumin e deputetit kanë mundësi të bëjnë edhe më shumë”, deklaroi Hysi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/06/2019 - 20:59

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla shprehet se Kuvendi i Republikës nesër do të miratojë paketën ligjore me qëllim forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrori

Postuar: 16/06/2019 - 20:55

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar pas takimit elektoral, që kryeministri Rama z

Postuar: 16/06/2019 - 20:50

Socialistët e Përmetit festuan dje 28 vjetorin e themelimit të partisë.

Postuar: 16/06/2019 - 20:45

Edhe ditën e sotme disa militantë të opozitës kanë dalë në protestë kundra kryeministrit Edi Rama

Postuar: 16/06/2019 - 20:09

Rama u shpreh nga Pogradeci sot se opozita po bën çmos që negociatat të mos hapen me Bashkimin Eu

Postuar: 16/06/2019 - 19:46

Gjykata e Elbasanit la sot në burg, katër nga shtatë të arrestuarit në lidhje me tensionet e ndod

Postuar: 16/06/2019 - 19:33

Kreu i PD, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat ka reaguar pas dhënies së masës arrest me bu