BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Lufta me COVID-19/ Ish-ministri i Shëndetësisë hedh dyshimet e forta, zbardhet kërkesa urgjente për Ramën: Të përgjigjet menjëherë për...

Lufta me COVID-19/ Ish-ministri i Shëndetësisë hedh dyshimet e

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu duke marrë shkas nga shqetësimet e publikuara lidhur me rezultatet e dyshimta të testimeve mbi Covid-in i kërkon kryeministrit Edi Rama të përgjigjet se a përdoren materiale të pa certifikuara në testimin “zyrtar” serologjik?!

“Fakti i asnjë përgjigjeje nga strukturat shtetërore për këto pyetje të ripërsëritura, kur janë të detyruara të bëjnë publike edhe certifikatat e importit të aparaturave të këtyre materiale, qoftë për testimin molekular, qoftë për atë serologjik, ndoshta flet për zakonin e parë, atë të pritjes nga Kryeministri. Akoma më shumë bëhet domosdoshmëri një përgjigje edhe për PCR mbas deklarimeve zyrtare për “besueshmërinë deri në 70%” të rezultateve të analizave me “tampon” në IShP, gjë që është shumë larg me besueshmërinë e metodave e pajisjeve perëndimore. Duke u përballur me këtë mungesë të thellë transparence ka ardhur momenti për të pyetur direkt, edhe për përdorimin në QSUT në ekzaminimet serologjike të materialeve të kompanisë kineze “Snide Diagnostics” me analizatorin Magnum? A janë këto prodhime në listën e autorizimit të FDA, në atë të emergjencës së saj EUA, apo diku tjetër që u kërkohet laboratorëve në vend? Sepse për të penguar artificialisht laboratorët, qoftë serologjike a me PCR, u kërkohet certifikim i dyfishtë nga CE (europian) e nga ai amerikan FDA, gjë që nuk u nevojitet në vendet e tyre, as në Gjermani, Francë, Itali etj. Dhe kulmi arrin kur në mënyrën më anti-shkencore, anti-profesionale, dëmtuese, e ndryshe nga “liberalizimi” i trumbetuar, laboratorëve serologjikë të vendit i lejohet të bëjnë vetëm antikorpet IgG, e jo ato IgM, apo IgA, një mister i errët ky. Publiku tashmë duhet të kuptojë se bllokimi disa mujor edhe në vazhdim i laboratorëve në realizim të aktivitetit të tyre normal profesional, në funksion të nevojave, ka krijuar dëme tragjike në ecurinë e epidemisë dhe shëndetit të njerëzve. Kryeministri, i cili disa muaj më parë fliste gjithmonë në vetë të parë me triumfalitet, duhet të vazhdojë sqarojë se çfarë po ndodh akoma, e jo të “shkrihet” si kripa në uj”, deklaron ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu.