BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Lufta ndaj korrupsionit, SPAK drejt kompletimit me 15 prokurorë, KLP emëron Manjola Kajanën, brenda muajit zgjidhet kreu i BKH

Lufta ndaj korrupsionit, SPAK drejt kompletimit me 15 prokurorë, KLP

Teksa ndërkombëtarët kanë shtuar presionet për të shkuar të lufta ndaj korrupsionit, institucionet e drejtësisë kanë intensifikuar lëvizjet. Byroja e Hetimit është gati. Punë ditësh do të emërohet kreu i saj. Ndërkohë KLP po punon që SPAK të ketë 15 prokurorë, duke ndihmuar kështu në shqyrtimin sa më shpejt të çështjeve. Dje është hedhur një hap i rëndësishëm në këtë aspekt.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi Manjola Kajanën si prokurore në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Në mbledhjen e 63 të saj, KLP ka marrë vendimin për të emëruar Kajanën pranë Prokurorisë së Posaçme. Mbledhja është mbajtur ditën e djeshme online, si pasojë e Covid-19. Të pranishëm në mbledhje ishin të gjithë anëtarët e Këshillit dhe përfaqësuesit nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS, OPDAT si dhe vëzhgues t? tjerë t? akredituar. “Pasi ka verifikuar plotësimin e të gjitha kushteve dhe kritereve të parashikuar në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, në referencë të vendimit të tij, nr.137 datë 16.07.2019 “Për miratimin e listës me renditjen e kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme”, si dhe të Vendimit të KPA-së, datë 10 korrik 2020, për lënien në fuqi të vendimit nr.162 datë 19.06.2019 të KPK-së “Për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Manjola Kajana”", thuhet në njoftimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Për të arritur deri në emërimin e KLP, prokurorja Manjola Kajana kaloi dy shkallët e vetingut. Me Manjola Kajanën shkon në 13 numri i prokurorëve në SPAK, nga 15 vende gjithsej. Ditën e sotme, e martë 14 korrik 2020, pritet të zhvillohet edhe ceremonia e betimit përpara presidentit Meta. Sakaq sipas burimeve janë drejt fundit verifikimet për kandidatët e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe brenda muajit do të zgjidhet emri final. Kësisoj do të hapet rruga për 60 hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Emërimet në SPAK

Ndërkohë në maj të vitit 2020 Struktura e Posaçme Antikorrupsion u bë zyrtarisht me 12 anëtarë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi në datën 19 maj një seancë, ku përmbylli fazën finale të procesit të pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për prokuror pranë SPAK. Përmes një njoftimi, KLP bëri me dije se Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi janë 3 emrat e rinj që do të hetojnë pushtetarët e lartë që janë të përfshirë në aferat e korrupsionit dhe krimit të organizuar. 2 emrat e fundit kanë qenë të komanduar aty prej disa muajsh me kërkesë të drejtuesit Arben Kraja. KLP bëri me dije se prokurorët Sotir Kllapi, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara dolën fitues për tre vendet vakante. Në garë morën pjesë 4 prokurorë, prej nga Kllapi u vlerësua me 174 pikë; Prençi me 171 pikë dhe Mara me 168 pikë. Prokurorët Prençi dhe Mara punojnë aktualisht si të komanduar në SPAK. KLP skualifikoi prokuroren Dorina Bejko, e cila arriti të merrte vetëm 158 pikë. Pas përzgjedhjes së 3 kandidatëve, numri i prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme shkoi në 12, ndërkohë që 3 vende konsiderohen ende vakante.

Ndërkombëtarët presion për hetim të pushtetarëve

Sakaq ndërkombëtarët kanë rritur presionet ndaj SPAK për të nisur hetimet në nivele të larta. KE publikoi javën që kaloi një raport për Ballkanin Perëndimor, kur pjesë ishte edhe Shqipëria, për të cilën raporti vendoste theksin tek lufta kundër korrupsionit, vijimi me reformën në drejtësi dhe në veçanti puna që po bën SPAK me zyrtarët e lartë të korruptuar. Ndërkombëtarët nënvizojnë në raport se tendenca për të luftuar krimin ka qenë në rritje, pasi hetimet kanë vazhduar, ka pasur edhe ndjekje penale si dhe dënime në luftën kundër korrupsionit, por ajo që kanë vënë re ndërkombëtarët dhe që e theksojnë në raport, është se dënimet për zyrtarët e nivelit të lartë mungojnë.

Më të lexuarat