BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep mesazhin e koduar, paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri

Kryeministri Rama jep mesazhin e koduar, paralajmëron ndryshimin e madh
x

Politike

Lufta ndaj korrupsionit vendimtare për hapjen e negociatave, qeveria prezanton planet e saj për të goditur fenomenin

Lufta ndaj korrupsionit vendimtare për hapjen e negociatave, qeveria

Qeveria ka prezantuar dje planet e saj në luftën kundër korrupsionit. Ky proces ka rol shumë të rëndësishëm në integrimin e vendit dhe në tryezën e organizuar në Tiranë me temë “Drejtësia dhe Antikorrupsioni, Sfidat e Integrimit të Shqipërisë në BE”, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka folur rreth planit antikorrupsion. Krijimi i Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar së bashku edhe me BKH-në, e cila po rekruton hetuesit dhe policët gjyqësore, sipas ministres, ka filluar të japë rezultate, ndërsa u shpreh se qeveria ka ofruar mbështetje të plotë në plotësimin e nevojave në këto procese. “Kjo strukturë së bashku edhe me BKH-në, e cila po rekruton hetuesit dhe policët gjyqësorë ka filluar të japë rezultate konkrete në hetimin e zyrtarëve të lartë në Shqipëri, përfshirë këtu edhe zyrtarë nga radhët e gjyqësorit dhe Prokurorisë, duke krijuar kështu baza të shëndosha në drejtim të forcimit të track record të hetimeve. Në këto procese shumë të rëndësishme të ngritjes së një sistemi gjyqësor të pavarur, në respekt të kuadrit aktual kushtetues dhe ligjor për pavarësinë e gjyqësorit, Qeveria Shqiptare ka ofruar të gjithë mbështetjen e duhur në plotësimin e të gjithë nevojave për kapacitete, si njerëzore, ashtu edhe financiare”, u shpreh ajo. Gjatë fjalës së saj ministrja Gjonaj duke folur mbi marrjen e masave dhe punën e ministrisë dhe qeverisë në kuadër të luftës kundër korrupsionit. Ndër të tjera ministrja u shpreh se një rol të rëndësishëm në hetimin e korrupsionit ka edhe rrjeti i koordinatorëve antikorrupsion. “Kjo është arritur me një sërë masash parandaluese duke përfshirë edhe ofrimin tashmë të 759 shërbimeve online, duke shmangur kontaktet në sportele, ashtu edhe përmes marrjes së masave parandaluese, në drejtim të forcimit të kulturës së integritetit në administratën publike, ku vlen të përmenden këtu, miratimi i Planit të Integritetit të Ministrisë së Drejtësisë dhe Metodologjia e Vlerësimit të Riskut të Integritetit në organet e qeverisjes qendrore. Gjithashtu, Rrjeti i Koordinatorëve Antikorrupsion, vepron në sektorët më nevralgjikë dhe me risk të lartë ndaj korrupsionit me qëllim adresimin edhe hetimit e denoncimeve për raste korruptive, duke krijuar kështu një aleancë të drejtpërdrejtë me qytetarët në luftën kundër korrupsionit”, tha ajo. Sakaq, ministrja theksoi se arritjet e Shqipërisë në drejtim të parandalimit të korrupsionit dhe rezultatet e reformës në drejtësi janë vlerësuar maksimalisht edhe nga ndërkombëtarët.