BREAKING NEWS

“Halle halle kjo dynja”, Rama poston foton e Gregut dhe bën reagimin epik: Xhaja i vet dhe Erjoni im...

“Halle halle kjo dynja”, Rama poston foton e Gregut dhe bën
x

Politike

Lufta ndaj krimit e korrupsionit, Doloreza Musabelliu zyrtarizohet si anëtare e SPAK, valë aplikimesh për kreun e Byrosë së Hetimit

Lufta ndaj krimit e korrupsionit, Doloreza Musabelliu zyrtarizohet si

Vijojnë përgatitjet për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Teksa ndërkombëtarët kërkojnë që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë, SPAK po forcohet nga dita në ditë. Dje u shtua në radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Doloreza Musabelliu, duke e çuar në 11 numrin e hetuesve të organit të akuzës së SPAK. Musabelliu ishte një nga 15 prokurorët që u përzgjodhën në fillim nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, por nuk u emërua më 19 dhjetor, pasi ende nuk kishte marrë konfirmimin në formën e prerë nga vetingu. Dje Komisioneri Publik caktoi fatin e prokurores. Ndërsa Musabelliu u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në dhjetor të vitit 2019, pritej vendimi i Komisionerit nëse do ankimonte apo jo këtë vendim. “Mosankimim”, ishte përgjigja e Komisionerit, duke bërë që prokurorja Doloreza Musabelliu të zyrtarizohet në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

“Njoftim për mosankimin e vendimit nr. 217, datë 5.12.2019, të KPK-së, për subjektin e rivlerësimit znj. Doloreza Musabelliu Në zbatim të dispozitave të nenit 179/b, pika 5, të Kushtetutës, nenit C, pika 2, nenit F, pika 2, të aneksit të Kushtetutës, nenit 63 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe nenit 15 të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, pas shqyrtimit të vendimit nr. 217, datë 5.12.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Doloreza Musabelliu, Institucioni i Komisionerëve Publikë njofton se nuk është ushtruar ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, shkruan IKP në njoftim. Po kështu, janë dhe tre prokurorë të tjerë të cilët presin konfirmimin, në mënyrë që të angazhohen në SPAK. Sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit jep vendimin për Anton Martinin, pas dy seancash dëgjimore. Pas kësaj, do pritet qëndrimi i Komisionerit Publik. Ndërsa Ndini Tavani u shkarkua nga KPK-ja, por ai e ka ankimuar vendimin dhe Kolegji i Apelimit e ka regjistruar çështjen. Në listë është edhe drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, e cila ende nuk është përballur me Komisionin.

Aplikimet në BKH

Ndërkohë që në Prokurorinë e Posaçme po shtohen forcat, Byroja Kombëtare e Hetimit nuk mbetet pas. Numri nuk ka mbetur vetëm me 5 emra, pasi të paktën 20 aplikantë kanë trokitur në BKH për postin e drejtuesit, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë me dije. Ajo që dihet është vetëm se aplikantët vijnë nga radhët e policisë dhe ish-drejtues policie. Gara vijon të jetë e hapur, ndërsa afati përfundon të enjten e 30 janarit. Kujtojmë se pak ditë më parë u zbuluan emrat e 5 kandidatëve të parë që synojnë të drejtojnë Byronë Kombëtare të Hetimit. Ibrahim Disha, ish-oficer policie, i cili aktualisht jeton në Kanada; Artan Shkëmbi, një nga drejtuesit e njësisë Forca e Ligjit; Gjovalin Ulndreaj, oficer policie deri në 2003 dhe prej atëherë ka punuar si avokat; Adriatik Ago, Zv/ drejtori i SHÇBA-së, një nga zyrtarët e lartë të policisë që ka kaluar procesin e vetingut; Sabri Hoxha, profesor mjekësie, ekspert mjeko-ligjor. Ai ka kryer disa fakultete si për inxhinieri, mjekësi dhe juridik. Ndërkohë, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vijon t’i bëjë thirrje çdo personi që plotëson kriteret, të aplikojë. Vlen të theksojmë se SHBA-ja është një nga mbështetësit më të mëdhenj të SPAK-ut dhe BKH-së.