
E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

‘Luftë’ e 2 PD-ve/ “Këto janë çudirat e politikës sonë”, reagon ish kreu i KQZ Kristaq Kume dhe zbërthen përplasjen e ashpër brenda partisë: S’mund të mbahet peng! Vetëm gjykata...

Shkruar nga SOT.COM.AL 28 Janar 2023

PD e Berishës ka dorëzuar ditën e djeshme në KQZ listën e emrave të anëtarëve të KZAZ. Lista me emrat e anëtarëve të KZAZ-ve është firmosur nga Flamur Noka.
Për ish-kryetarin e KQZ, Kristaq Kume, e vetmja që do t’i japë përgjigje kësaj situatë absurde është gjykata. I ftuar në një intervistë në Report Tv ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se detyra më e kryesore e KQZ është që të verifikojë cili është emri i regjistruar si kryetar i PD dhe në të vërtetë vazhdon të qëndroj Lulzim Basha. Ai është shprehur se regjistrimi i ri për kryetar partie është një veprim shumë i thjeshtë juridikisht, por mund të jetë Gjykata, institucioni që po e mban peng ndryshimin. Gjithashtu, ai ka thënë se mosregjistrimi në kohë nga ana PD është vendim i qëllimshëm.
“Veprimi i parë që duhet të bëjë KQZ është të verifikojë legjitimitetin e atij që dorëzon materialet, që do të thotë të shkosh në gjykatë ose të konsiderosh atë çfarë thotë Gjykata e Tiranës për kë ajo njeh si drejtues i PD dhe në fakt vazhdon të jetë Lulzim Basha. Këto janë çudirat e politikës sonë. Partia jo vetëm që nuk ka çuar në gjykatë të regjistrojë ndryshimet, por edhe ndryshimet që janë bërë në statut nga Basha , nuk janë regjistruar. Për mua është sjellje e papërgjegjshme dhe e qëllimshme nga pala politike brenda PD. Ata veprojnë në mënyrë të tillë, pa pasur parasysh se si ta bëjnë një institucion të funksionojnë në mënyrë të rregullt dhe të funksionojë si institucion demokratik në funksion të objektiva që ka , jo i marrjes së pushtetit, por shërbimit të pushtetit, dhe kjo e dyta mungon. Kjo PD njeh si drejtues të saj Berishën, ky është realiteti, por duke iu referuar legjislacionit, pasi e gjitha kjo duhet të regjistrohet në Gjykatë. Duket si proces i thjeshtë, por ngatërrohet çdo gjë dhe krijon probleme në zhvillime politike të vendit dhe ndikon të qytetarët” është shprehur Kume.
Përsa i përket vendimit për ndryshime e regjistrime të reja në KQZ, ish-kryetari i KQZ është shprehur se këto janë vendime dhe veprime të thjeshta për t’u arritur, por nuk kanë hyrë në fuqi as ndryshimet e para dhe nuk janë regjistruar ende.
"Nuk ka vend për interpretim. Gjithçka që vendoset në gjykatë merr formë të prerë. Ne jemi në kushtet kur vendimmarrja e zotit Zhukri është atakuar në shkallë të dytë dhe për pasojë nuk ka hyrë në fuqi në kuptimin formal, ashtu sikurse nuk ka hyrë në fuqi dorëheqja e Bashës. Ajo që duhet theksuar është çfarë na ka sjelljë gjithë kjo përzgjedhje. Rezultati është që ne vazhdojmë të kemi zyrtar që nuk dinë të trajtojnë një vendim të thjeshtë dhe gjejnë forma për ta shtyrë, 5 ose 6 mars, që do të thotë 4 marsi është afati fundor kur partitë politike regjistrohen në KQZ dhe këta e kalojnë. Për mua është një problem i thjesht juridikisht, gjykata po e mban peng. Ky është dëm për qytetarë”, shton Kumi. Përsa i përket zgjedhjeve të ardhshme të 14 maji, Kristaq Kumi ka thënë se e gjitha do të jetë një fushatë politike, që sipas tij mund të jetë problematike dhe e vështirë për t’u menaxhuar.
“Fushata nuk do jetë e thjeshtë, por me ngarkesa politike, madje të mëdha, jo normale për zgjedhjet. Nuk quhen zgjedhje politike. Në raste se ndodh që PD të garojë me 2 emra, do jetë akoma më e vështirë. PD të mos stepet nga fakti që s’ka logo, që nuk është e regjistruar, por të realizoi të njëjtën fushatë që bëri në vitin 2001, kur kandidatët ishin të pavarur” përfundon mendimin e tij, ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kumi
Më të lexuarat


Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Alibeaj merr goditjen e radhës, demokrati i njohur jep papritur dorëheqjen

Deputeti demokrat ‘ndan mendjen’, i bashkohet grupimit të Sali Berishës (EMRI)

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Analisti tregon se çfarë e pret Kryemadhin nëse vërtetohen akuzat ndaj saj

"Këtu është ku thërret qameti", avokati zbardh arsyet e 'dështimit' të Alibeajt: Ka pasur një luftë të brendshme

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu zbërthen deklaratat e Ramës: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit
