BREAKING NEWS

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e vizitës së Escobar në Tiranë dhe jep mesazhin e fuqishëm

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e “përfaqësuesit” të Tom Doshit që mbështet Berishën, Bejko paralajmëron sulm të selisë pas 11 dhjetorit

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë rrezikojnë sekuestrim pronash e bllokim llogarish, Kim e Blinken paralajmërojnë reprezalje

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë
x
BREAKING NEWS

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë rrugën e integrimit, Tirana nuk do kërkojë ndarje nga Shkupi, kemi mësuar nga gabimet e njëri-tjetrit

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë
x
BREAKING NEWS

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës
x

Politike

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e

Thellohen përplasjet mes kreu të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Përveç akuzave që i ka adresuar në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, zoti Basha ka preferuar të sulmojë edhe në publik ish-kryeministrin Berisha. Dje kryedemokrati doli në një konferencë para gazetarëve, ndërsa shprehu bindjen se beteja e Berishës kundër tij është e humbur. Madje i prerë, shefi i selisë blu theksoi se ka 95% mbështetjen e demokratëve dhe për rrjedhojë nuk jep dorëheqjen nga PD, ndërsa shtoi se nuk do të dalë në bazë para anëtarësisë pasi nuk do të vërë para inferioritetit Berishën. “Nga sondazhet e mia, 95% e demokratëve duan të udhëheq betejën ndaj Rama-Doshi-Rakipi, e të udhëheq betejën për të dalë nga tranzicioni. Kam dalë më shumë se çdo kryetar i PD në këtë 30 vite e do dal përsëri. Unë nuk jam nga ata që shfrytëzoj momente të tilla për të bërë garë se kush e ka autokolonën më të gjatë e kush i mbush sallat më shumë, se e di që ajo është një garë e lehtë për mua. Nuk dua ta vendos z. Berisha në një pozitë inferioriteti. Situata dihet fare mirë”, deklaroi ai. Ndërkohë, kryedemokrati Basha u pyet se çfarë qëndrimi do të mbajë nëse Berisha dhe firmëtarët mbledhin Kuvendin Kombëtar të PD në sheshin “Skënderbej”. Prerë dhe qartë Basha e rrëzoi një skenar të tillë dhe u shpreh se nuk e njeh Statuti i PD, duke thumbuar kështu ish-kryeministrin se e ka betejën e humbur. “PD ka rregulla të qarta. PD kurrë nuk ka patur hapësirën demokratike që gëzon jo vetëm me statut, por edhe me akte dhe veprime konkrete. Sigurisht është në një proces ndryshimi të vazhdueshëm por s’ka asnjë hapësire për keqkuptime apo për institucione paralele. PD është dhe do të mbetet një e vetme”, u shpreh ai.

Basha akuzon ithtarët e Berishës

Më tej gjatë fjalës së tij para gazetarëve, kryedemokrati Lulzim Basha shigjetoi edhe personat që i shkojnë pas ish-kryeministrit Sali Berisha në takimet me demokratët. Edhe pse nuk preferoi që të përmendte emra, Basha theksoi se shumë ithtarë të Berishës janë pasuruar kur ish-kryeministri ka qenë në pushtet, madje shtoi se ka akoma nga ata që marrin ofiqe edhe nga qeveria “Rama”. “E dini ju të medias, e dinë dhe pronarët tuaj, e di dhe prokuroria, e di dhe Edi Rama. Kriteri më i mirë që ju jap është shikoni kush është graduar, kush është pasuruar, pasi kemi lënë pushtetin në 2013 dhe do të shikoni që, ndoshta jo të gjithë, por një pjesë e mirë prej tyre është graduar, grepuar, pasuruar sepse ka vendosur që sakrificën e demokratëve në tetë vite të qeverisjes tonë, ta përdorë për t’u pasuruar dhe këto tetë vite në opozitë jo vetëm nuk është kujtuar për PD, por i ka vënë shkelmin asaj sakrifice duke bashkëpunuar haptazi në nivel politik, por edhe ekonomik, financiar me Edi Ramën. I njohin demokratët, ua dinë bëmat, ua dinë dhe pazaret, ua dinë dhe intrigat, kështu që këtu mendoj se komentet e mia janë të tepërta. Sigurisht ka gjithmonë një kohë për pendesë dhe besoj do të ketë gjithmonë një kohë edhe për drejtësi”, tha ai. Ndërkohë Basha pretoi se do të pastrojë PD-në nga llumi. “Edhe ne kemi pasur llumin tonë. Llumi i tranzicionit, siç e kam thënë dhe në Parlament, është një dhe vetëm një. Është interesi i të gjithë shqiptarëve, i socialistëve dhe i demokratëve të thjeshtë, që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, pavarësisht prej siglës politike. Ky nuk është thjeshtë dhe vetëm interesi i PD, është një zotim i yni”, nënvizoi Basha.