BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Luftë e ashpër Rama-Meta, presidenti tentativa për “pazare” për krerët e SHISH, KLSH dhe BSH, rrezikon të fusë në kolaps 6 institucione

Luftë e ashpër Rama-Meta, presidenti tentativa për

Muaji nëntor pritet të shënojë kulmin e përplasjeve mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta. Marrëdhëniet mes tyre janë tensionuar kohët e fundit, pasi Meta ktheu për rishqyrtim dy ligje. Por debati më i madh do të nisë në nëntor, pasi duhet të zgjidhen kreu i Bankës së Shqipërisë dhe kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Gent Sejkos i mbaron mandati më 3 nëntor, ndërkohë që Bujar Leskajt i mbaron në dhjetor. Për të dy kanë nisur procedurat e zëvendësimit dhe përplasja Rama-Meta është e pashmangshme. Sipas ligjit, që të dy emrat duhet të propozohen nga Presidenti dhe të zgjidhen nga Parlamenti. Pra edhe pse është Meta ai që përcakton kandidatët, ata janë në dorë të mazhorancës. Por gazeta ka mësuar se kreu i shtetit po bën të gjitha lëvizjet për të vënë në krye të këtyre institucioneve njerëz pranë tij, ndërkohë që Rama nuk po e lejon. Por kjo do të thotë se Meta po fut në ngërç plot 6 institucione në vend. Prej një viti ka bllokuar kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror. Rama ka propozuar Helidon Bendon, por Meta e mban të ngrirë dekretin pasi aty do të emërojë një njeri të vetin. Sipas burimeve, Meta pritet që t’i shtrojë në tryezë Ramë propozimin për të ndarë 3 institucionet: KLSH, BSH dhe SHISH. Burime të gazetës thanë se Meta kërkon që të ketë dorë të lirë në të paktën një prej këtyre institucioneve. Mësohet se presidenti ka projektuar si kandidat deputetin socialist Anastas Angjeli, ose për në krye të KLSH, ose si guvernator. Presidenti po tenton të bindë Ramën që Angjeli të marrë një prej këtyre posteve. Nga ana tjetër Meta ka bllokuar Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Ky organ ka ngelur me 4 anëtarë nga 9 që ka, pasi 5 ngelën në veting. Ruçi ka kërkuar nga Meta që të rihapet gara, por kreu i shtetit refuzon duke bërë që KED të mbetet e bllokuar. Por me këtë lëvizje Ilir Meta ka futur në kaos Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Drejtësisë. Anëtarët e tyre kalojnë në KED dhe pa të nuk mund të ketë zyrtarizim të tyre. Në total janë 4 institucione që janë bllokuar, ndërkohë që nëse shtojmë dhe BSH me KLSH, bëhen 6. Për të gjitha fajtor është kreu i shtetit.

Lufta Rama-Meta

Ilir Meta u katapultua si president pak para zgjedhjeve të qershorit 2017. Në atë kohë marrëdhëniet PS-LSI ishin shumë të mira, por pas paktit Rama-Basha gjithçka u përmbys. Edhe pse Meta ishte votuar si President, nisi fushatën me LSI dhe nuk kursente sulmet kudo shkonte. Kjo duket se e penalizoi, pasi LSI me zor mori 19 deputetë. Pas kësaj pati një periudhë qetësie me palëve, ndërkohë me nisjen e vitit 2018 filloi lufta. Meta bllokoi kreun e SHIH, ndërkohë që nisi përplasjet për paktin e detit. Në fillim të këtij viti Bushati kërkoi autorizim nga Presidenti, por ky e vonoi 3 muaj, tani kërkohet autorizimin që dosja të shkojë në parlament. Meta sërish e ka bllokuar. Nga ana tjetër, SHISH është në kolaps me KED dhe pas tyre Kushtetuesja me Inspektorin e Drejtësisë. Sipas socialistëve e gjithë kjo bëhet për pazare. Meta kërkon kreun e KLSH ose të SHISH. KLSH ka në dorë të gjithë institucionet, pasi mund të zbulojë aferat e ministrave dhe drejtorëve. SHISH ka në dorë sigurinë kombëtare dhe pajisjen e përgjimit. Pra këto janë dy institucione me të cilat mazhoranca mund të goditet dhe Meta po ecën me plan. Por sipas burimeve, Rama deri më tani nuk ka lëshuar pe dhe për këtë arsye nëntori sjell nisjen e përplasjeve. 

Kliti Topalli

Më të lexuarat