
Video/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, revoltohet turma duke bërtitur njëzëri: Rama ik!

Kërcet thika mes kushërinjsh, 5 persona dërgohen me urgjencë drejt spitalit

U plagos nga pronari i shtëpisë, punonjësi i IMT-së rrëfen tmerrin: Ishte i dehur, iu hodha sipër dhe i kapa armën pasi...

Foto/ Çfarë po ndodh? Trafik kilometrik në aksin Elbasan-Tiranë

“Sezoni turistik në Jug po dështon prej...”, deputeti i PD akuzon ashpër kryeministrin dhe publikon foton: Ja çfarë po përpiqet të bëjë Rama

Moti bën kthesën drastike, çfarë ndodh me temperaturat javën e ardhshme

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

“Qeveria turp i Shqipërisë!” Salianji pas artikullit të The Sun: Rama nuk po bën asgjë për të parandaluar shpopullimin dhe trafikimin e qytetarëve

Luftë e fortë në PD, Berisha presion delegatëve të tregojnë publikisht mbështetjen ndaj tij, Bardhi akuza për manipulime në Elbasan

Shkruar nga Rigels Seliman 29 Nëntor 2021

Partia Demokratike duket se është mbërthyer nga një betejë e fortë. Qysh kur u përjashtua nga grupi parlamentar demokrat më 9 shtator të këtij viti, ish-kryeministri Sali Berisha i ka shpallur luftë kreut të PD, Lulzim Basha, ku përveç akuzave dhe deklaratave të forta të bëra publikisht, ai po lëviz gurët edhe në prapaskenë, me qëllim fitimin e zemrave të demokratëve në aksionin e nisur prej tij për rrëzimin e kreut të Partisë Demokratike. Gazeta ka mësuar se ditët e fundit Berisha dhe njerëz pranë tij kanë nisur presionet ndaj delegatëve në të gjithë vendin, të cilëve iu kanë kërkuar që të dalin publikisht dhe të tregojnë mbështetjen që ata kanë për ish-liderin e PD. Mësohet se kjo lëvizje e Berishës ka ardhur pas akuzave që kupola e Partisë Demokratike ka hedhur ndaj tij dhe mbështetësve të tij, se kanë manipuluar firmat e delegatëve për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit. Kështu që për të shmangur një debat të kësaj natyre dhe thellimin e skandalit, sipas informacioneve nga selia blu, mësohet se ish-lideri demokrat dhe njerëzit e tij kanë po shantazhojnë delegatët, ndërsa kanë kërkuar prej tyre që të dalin dhe përgënjeshtrojnë zërat se firmat për thirrjen e Kuvendit të 11 dhjetorit janë të manipuluara.
Berisha presion delegatëve
Por duket sikur presioni i ushtruar në prapavijë nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij ka funksionuar. Sinjalet janë dhënë nga qyteti i Elbasanit, teksa këtë të shtunë Bledi Himçi, Sekretar i degës së Partisë Demokratike në Elbasan, ka dalë nga Selia blu në Tiranë dhe ka lexuar emrat e 272 delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD, të cilët sipas tij, kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor të kërkuar nga Sali Berisha. Sipas tij, akuzat e kupolës së Partisë Demokratike se janë manipuluar firmat janë mashtrime. “Prej dy javësh hidhet baltë mbi procesin e hedhjes së firmave në Elbasan. Ka qenë një prej proceseve më demokratike”, deklaroi ai. Ndërkohë dje gjatë një prononcimi për mediat zoti Himçi deklaroi se ka pasur transparencë të plotë për firmat e delegatëve për Kuvendin e 11 dhjetorit. Himçi theksoi se 272 delegatë nga 409 do jenë prezent në Kuvendin e 11 dhjetorit. “Është bërë transparencë për firmat e delegatëve. Në listë ishin 409 delegatë. Janë konfirmuar të gjithë personat me telefonata. Të gjithë kanë thënë se kanë firmosur me dëshirë, pa pasur asnjë presion”, nënvizoi Himçi.
Bardhi akuza për manipulime në Elbasan
Megjithatë lidhur me procesin e mbledhjes së firmave për mbledhjen e Kuvendit më 11 dhjetor, duke përmendur edhe rastin ku përfaqësues të PD të Elbasanit lexuan emrat e delegatëve që kanë firmosur, reagoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Ky i fundit gjatë një prononcimi përmes mediat theksoi se një pjesë e tyre nuk janë delegatë. “Jam informuar për rastin e Elbasanit. Dua të them se një pjesë e tyre nuk janë delegatë në Kuvendin e PD. Një pjesë tjetër kanë konfirmuar se nuk kanë firmosur por u është lexuar emri. Ky proces është një tallje ndaj demokratëve. Elbasani nuk ka aq anëtarë në Kuvend. Kam vendosur që jo vetëm të mos bëhem pjesë e një procesi tallje që ka nisur që më 10 nëntor ku firmat u mbyllën në kasafortë e po vazhdon. Kjo lloj tallje me shifra e emra që kërkojnë të bëjnë zhurmë do të marrë përgjigje në Kuvendin e PD më 18 dhjetor”, deklaroi Bardhi.
Më të lexuarat


“Qeveria turp i Shqipërisë!” Salianji pas artikullit të The Sun: Rama nuk po bën asgjë për të parandaluar shpopullimin dhe trafikimin e qytetarëve

Vizita e parë zyrtare në Kosovë si President, zbardhet kë do të takojë Bajram Begaj

“Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin”, Ilir Meta ngre alarmin: Një tjetër tregues negativ për Shqipërinë!

“Narco shtet”/ Deputeti i PD-së flet për mediat britanike dhe ngre alarmin: Shqiptarët përfundojnë në kthetrat e bandave, ndërsa kapot...

Vizita e Bajram Begajt në Kosovë, Presidenca zbardh axhendën (Detajet)

"Një masakër e vërtetë me 10 të vdekur dhe 6 të plagosur", reagon Berisha për krimin e rëndë: Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal të shëmtuar!

Projekti për Portin e Durrësit/ Deputeti i njohur zbardh prapaskenat: Aferë korruptive e qeverisë, një gropë fatkeqe më e madhe se ajo e inceneratorëve. Ja në duart e kujt ndodhet

Video po bëhet virale me shpejtësi/ Tik Tok zbardh përgjigjen e Enver Hoxhës për Ilir Metën

Pas listës së zezë me 27 persona, Londra paralajmëron se do shpallë "non grata" të tjerë politikanë dhe biznesmenë shqiptarë, shtohet ankthi për të korruptuarit, ja kush rrezikon

“Një hall i madh e shtyu Ramën të ndryshonte drejtim”, Këlliçi zulon fakte të reja për afrën e madhe: Ja emri i njohur që i dha 22 milionë euro për një propozim të pakërkuar. Kjo zhgarravinë është botuar në fletoren zyrtare
