Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Luks të shfrenuar në hotele 700 € nata, reagon për herë të parë Etilda Gjonaj

Postuar: 25/08/2019 - 23:25

Pas akuzave për shpenzime luksi, me fatura që shkojnë deri në 700 euro një dhomë hoteli, ka ardhur edhe reagimi i Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, ku përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ deklaron se e ndjen për detyrë të japë një sqarim publik në lidhje me akuzat e bëra ndaj saj, duke shtuar se ajo dhe stafi i i Ministrisë së Drejtësisë, ka qenë tejet transparent në respekt të të drejtës së medias për t’i ofruar informacionin e kërkuar, ashtu siç është trajtuar çdo kërkesë e çdo qytetari në respekt të transparencës për çdo veprim financiar të Ministrisë së Drejtësisë.

Reagimi
 
E ndjej për detyrë që të bëj një sqarim publik rreth atyre çfarë janë dhënë nga disa media për mua këto 24 orët e fundit.
 
Më lejoni që në këtë reagim publik timin, të shpreh para së gjithash se personalisht unë dhe stafi i Ministrisë së Drejtësisë, kemi qenë tejet transparent në respekt të të drejtës së medias për t’i ofruar informacionin e kërkuar, ashtu siç është trajtuar çdo kërkesë e çdo qytetari në respekt të transparencës për çdo veprim financiar të Ministrisë së Drejtësisë.
 
E deklaroj me përgjegjësi të plotë, ligjore dhe morale, se në funksionin tim nga dita e parë e punës dhe deri më sot, personalisht kam vepruar në çdo rast konform ligjit dhe në respekt të plotë të tij. Ftoj cilëndo media dhe gazetar që të investigojë gjithë punën time në funksionin e Ministres së Drejtësisë, përfshi dhe menaxhimin e burimeve financiare duke i garantuar që ashtu siç i kam vënë në dispozicion, do të vazhdoj t’i ofroj me maksimumin e transparencës çdo informacion konform ligjit.
 
Besoj se më të njëjtën transparencë që Ministria e Drejtësisë ka vepruar duke i ofruar të dhënat e kërkuara, të njëjtën transparencë dhe profesionalizëm do të duhej të kishte dëshmuar edhe media për të kryer verifikimet e duhura dhe për t’i paraqitur ato me vërtetësi jashtë interpretimeve dashakeqe dhe spekulative.
 
Nëse media do të verifikonte dhe do të kërkonte shpjegim, do të arrinte të kuptonte që fatura me shumën e hotelit në Itali nuk është vetëm për 1 natë siç është përcjellë në mënyrë spekulative, por është fjetje për dy net. Për të shtuar, që faturat e publikuara nuk përmbajnë vetëm shpenzimet e mia, por përmbajnë shpenzimet e të gjithë delegacionit që merrte pjesë në këto aktivitete, ku në shumicën e rasteve hotelet për shkak të sigurisë për të gjitha delegacionet përcaktohen nga organizatorët apo ftuesit, që shpenzimet e fjetjes apo të biletave në shumë raste janë në varësi edhe të periudhës së kërkuar që mund të përkojë me një fluks të pronotimeve në ato vende apo për shkak të kohës së shkurtër në të cilën kanë ardhur ftesat apo axhendës së diktuar nga pala pritëse.
 
Nëse media do të verifikonte, do të konstatonte që si ministre gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit kam udhëtuar edhe me tren si një qytetare e zakonshme për të arritur në kohë dhe më me pak kosto për vizitat e punës.
 
Ashtu siç do të verifikonte që si ministre kam kryer vizitat zyrtare brenda të njëjtës ditë duke shpenzuar 0 lek për hotelin, apo raste të tjera ku shpenzimet mbulohen nga organizatorët e huaj. Askush nuk e publikoi këtë për t’ju treguar shqiptarëve të vërtetën siç është dhe jo siç duan t’ia imponojnë. Në këtë pikë, portali që mori përsipër ta bënte këtë “transparencë” do duhej të publikonte dhe të analizonte edhe informacionin që i është dhënë edhe për udhëtime pune të tjera.
 
Nëse media do të verifikonte procedurat dhe dokumentacionin, do të konstatonte lehtësisht që procedurat për shërbimet e udhëtimit në bazë të VKM Nr. 914 datë 29.12.2014 “Për miratim të rregullave për prokurimin publik”, të ndryshuar, prokurohen publikisht nëpërmjet sistemit të elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2019 - 08:15

Pas mbledhjes së qeverisë gjatë mesnatës së djeshme , kryeministri Edi Rama mbledh sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste, bashkë me ministrat dhe krerët e bashkive në orën 11:00.

Postuar: 21/09/2019 - 23:59

Mbledhja e qeverisë e programuar për marrjen e masave për përballimin e tërmeteve është shtyrë

Postuar: 21/09/2019 - 22:09

Teksa vendi është përfshirë nga një tërmet i fuqishëm, në rrjet nuk kanë munguar as memet të cilë

Postuar: 21/09/2019 - 21:38

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ndihet i lehtësuar që nuk ka asnjë jetë të humbur nga tërmet i fo

Postuar: 21/09/2019 - 20:58

Pas tërmetit të fuqishëm mblidhet Shtabi i Emergjencës në Qarkun e Elbasanit, ku i pranishëm ka q

Postuar: 21/09/2019 - 20:32

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një konferencë për mediat në këto momente shprehet se lëkund

Postuar: 21/09/2019 - 20:19

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në mbrëmje qeverinë në një takim të jashtëzakonshëm për s