BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Astrit Patozi befasohet nga lëvizja e kryeministrit Rama që po 'trazon' politikën shqiptare, zbulon çfarë pritet në vijim: Nuk të paskemi njohur mirë. Ja roli i PD

Astrit Patozi befasohet nga lëvizja e kryeministrit Rama që po

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me draftin e PS për zgjedhjet. Patozi shton se rezultati do të jetë si tabelë emulacioni në kohën e diktaturës, ku thjesht të afishohen ata që kanë punuar më mirë se të tjerët, por në parlament të hyjnë vetëm ata që ka vendosur në krye të listës kryetari i partisë.

Postimi i Patozit

Për kë e ke këtë herësin e Damianit o kryetimonier, sipas të cilit listat mbyllen 99.99 përqind, por teorikisht popullit nuk i hiqet e drejta të vendosë kryqin aty ku i do zemra. Edhe pse vota e tij nuk do të ketë asnjë vlerë për të zgjedhur deputetin që do.

Që do të thotë se rezultati do të jetë si tabelë emulacioni në kohën e diktaturës, ku thjesht të afishohen ata që kanë punuar më mirë se të tjerët, por në parlament të hyjnë vetëm ata që ka vendosur në krye të listës kryetari i partisë.

Sepse zoti Luli po bën sikur nuk e ka mendjen, edhe pse ndjehet qartësisht se po i lëshon goja lëng, duke pritur me padurim ditën që kjo “mrekulli” të miratohet në mënyrë të njëanshme në parlament. Por tek e fundit, ai është në të drejtë të Zotit të përfitojë pa asnjë kosto prej një poshtërsie politike dhe juridike, që ka nisur dhe mund të bitiset vetëm me votat e “Rilindjes”.

Opozitën parlamentare, për të cilën u betove se e bëre sakrificën e hapjes së listave, e ke kategorikisht kundër, me akte dhe me fjalë. Dhe kjo për faktin e thjeshtë se po bëhet gjithmonë e më e vështirë të gjesh budallenj në këtë botë.

Në këto kushte e ke detyrim të na thuash, se kujt po ia bën nderin, duke menduar se mund të na çosh në zgjedhje me një ligj, që e përkeqëson edhe më shumë pabarazinë dhe deformimin e vulllnetit të qytetarëve, gjë që e bën më të fortë bipolaritetin apo pushtetin e kryetarëve të dy partive kryesore.

Sepse para 30 korrikut na u ankove se kishe vetëm 74 vota dhe nuk mund t’ia plotësoje të gjitha dëshirat Lulit. Tani duhet ta marrësh vetë përsipër të gjithë faturën e listave të mbyllura, pa koalicione dhe me prag të shtuar kombëtar 3 përqind, sepse PD-ja formalisht nuk ka asnjë rol për të luajtur.

Mbase nuk të kemi njohur mirë në këto vite, o kryetimonier, duke menduar për ty se i bën mirë pazaret, por nuk ke lidhje fare me kauzat dhe betejat parimore. Ky është rasti për të na dëshmuar, se je i gatshëm për të qenë edhe i vetëm trim në luftë, qoftë kjo edhe e ndyrë

Më të lexuarat