BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Politike

“Luli po luan ‘opozitash’ me Ramën në Kuvend”, ish-deputeti i PD-së hedh akuzat e forta për Bashën: Nëse beson se ka mbështetje në bazë, le të vijë në...

“Luli po luan ‘opozitash’ me Ramën në Kuvend”,

Ish-deputeti Klevis Balliu ka komentuar situatën brenda PD-së pas përjashtimi të Sali Berishës dhe marrëdhënien e Bashës me Ramën.

Balliu tha për FaxNews se Basha po luan “opozitash” në Kuvend duke legjitimuar Ramën të cilin e quan një “diktator”. Balliu gjithashtu sfidoi Bashën që të provojë të marrë votëbesimin në Kuvendin Kombëtar, duke theksuar se në rast se anëtarët demokratë e zgjedhin me shumicë vote atëherë gjithçka do të jetë legjitime.

“Lulzim Basha po luan në opozitë në Kuvend. Opozita nuk është nga këto deklarata të parapërgatitura, opozita është frymë, besim, energji, por mbi të gjitha është besim dhe të gjitha këto vlera janë sot në “Foltore”. Opozita është aty për mijëra demokratë që kanë sakrifikuara në këto 8 vite të cilët janë përplasur nga gazi, nga vendimet e Ramës për t’i burgosur. Me protesta për të bërë kryeministër Bashën dhe ky i fundit ata i sulmon i përçmon dhe tallet me sakrificën e tyre. Ai i ofendon ata me artikulimin se ata janë anti-amerikan dhe janë llomi dhe nuk përfaqësojnë opozitën. Të përballesh me një qeveri kriminale si e Edi Ramës që nuk ka lënë bandit pa futur në Parlament nuk është e lehtë për demokratët e thjeshtë që kanë marrë vetëm burgun dhe familjarët e tyre janë zhdukur nga puna. Nëse sot je demokrat je armik i çdo gjëje në Shqipëri. Këtu ka vetëm një bandit, një diktator që quhet Edi Rama të cilit që mos quhet diktator të ketë një lloj opozitë si fasadë në Parlament dhe aty futet Basha që luan opozitash dhe duket sikur situata është normale.

97% e demokratëve mbështesin Bashën? “Ai e di shumë mirë dhe nuk i beson, janë artikulime boshe, 97% ai nuk e kishte përballë Fatbardh Kadillit por e gjithë baza është në foltore. Meqë i ka këto 97% në sondazhet që përgatit vetë, le të vijë në Kuvendin Kombëtar dhe të votëbesohet nëse merr shumicën e njerëzve do ta mbështesim të gjithë dhe le të vazhdojë para. Nuk e kuptoj ç’është kjo mos takosh njerëzit, kryetar opozite që nuk takon njerëzit ç’është ky. Ka dhjetëra protesta, protesta në Laprakë qindra familje do të mbeten pa shtëpi, asnjë gërë nga ky njeri, Pse nuk flet për ta? Duhet pyetur ai pse nuk flet për njerëzit që i shkatërrohet shtëpia. Kryetari i opozitës nuk është punë qefesh, por është detyrim që ke ndaj njerëzve që cenohen nga aferat korruptive të qeverisë banditeske siç është kjo e Edi Ramës. Nëse e quan këtë qeveri kriminale dhe hajdutësh, me këta do të bëjë reformë Kushtetuese ky? Edi Rama ka një dashuri të rilindur midis këtyre të dyve. Një njeri që nuk bën dot bashkimin dhe njeh vetëm përjashtimin, këtë gjë po bën foltorja janë aty flasin duhet pasur demokracia në PD, Berisha po i rikthehen PD-së demokracinë.

Kuvendi Kombëtar kërkon 1 mijë e 500 firma, por kjo shifër është tejkaluar me kohë dhe tani jemi në një shifër shumë herë më të madhe do ta deklarojmë në një moment tjetër. Ato firma do t’i çojmë në PD dhe shpresojmë që Kuvendi Kombëtar të mblidhet sa më shpejt por nuk kemi caktuar një datë.

Salillari vazhdon tek unaza, gjithë Shqipërinë ja kanë dhënë atij, mbikalim nënkalim vetëm ky është. Duhet të flasë gjykata dhe SPAK-u, reforma në drejtësi është bërë për politikat e korruptuar, ti fusin në burg ata që kanë vjedhur , jo të futen njerëz kot në burg. Edhe ministrat nuk bëjnë dot asgjë pa lejen e Edi Ramës. Ata as nuk martohen pa lejen e Edi Ramës jo më të bëjnë tendera”, tha Balliu.