BREAKING NEWS

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës, zbulohet se çfarë do të ndodhë nesër në orën 11:00

Këshilli Politik ul siparin, Basha bën lëvizjen e radhës,
x

Politike

“Lulit për fat të keq, i ka ngelur vetëm Voltana”, deputetja Senida Mesi tregon çfarë po ndodh në Shkodër me COVID-19

“Lulit për fat të keq, i ka ngelur vetëm Voltana”,

Deputetja e qarkut të Shkodrës, Senida Mesi akuzon kryetaren e bashkisë së Shkodrës se po bën politikë. Në një intervistë për Ora News, Mesi tha se në këtë periudhë ku shumë familje kanë nevojë për ndihmë nuk duhet të bëhet politikë.

‘Si qytetare dhe deputete e Shkodrës me lejoni të bëj një koment që nuk do të doja ta bëja. Ndihem në një farë mënyrë dhe e kushtëzuar për të thënë që në Shkodër, kryetarja e bashkisë Shkodër në detyrë, si me përmbytjet, si me tërmetin si dhe tani me këtë sëmundje të tmerrshme gjen mundësinë për të bërë politikë. Unë mendoj që ky nuk është rasti për të bërë politikë. Në asnjë moment nëse bëhet fjalë jeta e njerëzve, rrezikshmëria që bluzat e bardha kanë në frontin e parë dhe sidomos individët, personat dhe familjet në nevojë që më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmën dhe solidaritetin tonë. Ndoshta Lulit për fat të keq, por jo vetëm i ka ngelur vetëm Voltana për të bërë politikën. Kjo është hera e parë dhe e fundit që unë përdor një elementë të politikës për të identifikuar apo veçuar Shkodrën.’-tha Mesi.

Mesi theksoi se Shkodra po trajtohet me të njëjtën metodologji si bashkitë e tjera.Pas Tiranës, Shkodra është qyteti që ka më shumë raste me koronavirus. Deri tani në Shkodër janë identifikuar 44 raste, ndërsa në gjithë Shqipërinë janë 383 persona të infektuar.