BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Politike

"Lulzim Basha do ta ketë të vështirë", Dashamir Shehi mesazh të fortë shqiptarëve

"Lulzim Basha do ta ketë të vështirë", Dashamir

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i bën thirrje shqiptarëve të reflektojnë përpara se të votojnë vitin tjetër në zgjedhjet parlamentare.

“Rama ka për qëllim të përçajë opozitën. Ndërkombëtarët besoj se e kanë kuptuar tashmë pas 7 vjetëve se kush është. Nuk besoj se këtu ka ndërkombëtarë të rinj, aq më pak amerikanë të rinj, se dosjet janë atje. Nuk besoj se kur vjen një ambasador i ri e fillon nga zero. Shqiptarët e kanë kuptuar, asnjë investim s’ka, të huajt u larguan, të largohen dhe shqiptarët. Shqiptartë duhet t’i vënë gishtin kokës. Unë i ftoj shqiptarët të reflektojnë me gjakftohtësi, të bëjnë një bilanc te soba e vetë, çfarë i ka bërë ky Edi Rama në këto 7 vjet? Nëse rezulton se i ka përmirësuar jetën një gisht, 5%, le ta votojnë. Rrogat vetëm të drejtorëve janë rritur, që blejnë vila, nuk po them se dhe ata të parët nuk kanë bërë. Ne nuk premtojmë mrekulli, ne premtojmë një shtet normal dhe kjo është shumë e vështirë se ky vetëm PPP ka lënë 2 miliard borxh, jo më 6-7 miliard. Shqiptarët do të shlyejnë 20 vjet borxhet e këtij. Kushdo që të vijë do ta ketë shumë të vështirë”, shprehet Shehi për Ora News.