BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Politike

Lulzim Basha “gjumash”? Kandidatja për deputete e PD-së i befason të gjithë me komentin: Kanë fjetur me të apo...?

Lulzim Basha “gjumash”? Kandidatja për deputete e PD-së i

Kandidatja për deputete e PD-së në Tiranë Ori Nebiaj  ka dhënë një koment lidhur me akuzat e kundërshtarëve që e etiketojnë kryetarin e PD-së si “gjumash”.

Gjatë një interviste për emisionin PolitikOn, Nebiaj tha se nuk e ka parë asnjëherë Bashën si përtac dhe se ai ka qëndruar me ditë të tëra pa gjumë në momentet që është dashur ta bëjë këtë.

Ajo shtroi pyetjen se ata që e quajnë Bashën gjumash kanë fjetur me të apo ëndërrojnë të flenë, pasi sipas saj, për ta ditur sesa fle një individ minimalisht duhet ta kesh një lloj intimiteti.

Ori Nebiaj: “Nëse ai do kishte qenë kështu besoj që nuk do ta thoshin  kundërshtarët, do ta thoshin  dhe njerëz të tjerë.

 Zoti Basha është një individ me vlera shumë të mëdha. Nuk e kam parë ndonjëherë të ketë përtuar edhe kur ka qëndruar me ditë të tëra pa gjumë në momentet që është dashur ta bëjë këtë. Nuk e kam parë ndonjëherë përtac për të marrë vendimet që janë dashur të merren dhe nuk e kam parë ndonjëherë pa energji, apo pa dëshirën për të punuar në maksimumin e tij për gjithçka duhet, edhe është dashur qoftë në PD, por edhe në të gjitha vendimet që mund të ketë marrë jashtë saj.

 Eksperienca ime e punës me të më bën mua sot që të jem shpresëplotë për kryeministrin e ardhshëm. Ore këta që e thonë këtë gjë me Bashën, flenë me Bashën apo e ëndërrojnë të flenë me Bashën? Se minimalisht duhet ta kesh një lloj intimiteti për ta ditur sa fle ose jo një individ.”

Më të lexuarat