BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x
BREAKING NEWS

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se
x
BREAKING NEWS

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë
x

Politike

Lulzim Basha i vendosur për të marrë kreun e PD, SHBA sponsorizon fuqishëm ish-kreun e demokratëve për të spastruar partinë nga “non grata” dhe kamikazët e tij

Lulzim Basha i vendosur për të marrë kreun e PD, SHBA sponsorizon

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian duket se po sponsorizojnë fuqishëm Lulzim Bashën në aksionin e tij për të marrë sërish selinë blu dhe për të spastruar partinë nga “non grata” Sali Berisha dhe kamikazët e tij. Lulzim Basha është i vetmi politikan në Shqipëri, që pas 30 vitesh, i tregoi vendin Sali Berishës, duke e diskredituar publikisht dhe nxjerrë jashtë politike (nga PD zyrtare). Të shumtë kanë qenë politikanët që janë përpjekur të çmontojnë hegjemoninë e Berishës, por nuk ja kanë rritur, ndërkohë që çdo ditë po faktohet ajo që gazeta “SOT” e ka deklaruar tashmë në mënyrë sistematik, se ai që theu kultin “Berishizmit” në Shqipëri është vetëm zoti Basha. Por teksa Berisha përpiqet të jetë në politikën aktive përmes fraksionit të tij ilegal dhe anti-amerikan sikundër është “Foltorja”, në skenë ka dalë ish-kreu i PD, Lulzim Basha, i cili ka konfirmuar dje se pas tij fshihen aletatët strategjikë, sikundër janë SHBA-Britani-BE. Basha shprehet se falë mbështetjes së partnerëve, Partinë Demokratike presin ditë të mira, duke venitur kështu shpresat e Berishës për të shtënë në duar PD-në.

Mesazhi i Bashës

Më konkretisht zoti Basha, ka ndarë dje detaje në rrjetet sociale nga një takim që ka zhvilluar këtë të shtunë me të rinjtë në Lezhë, ku është shprehur se tërheqja e tij nga politika, u bë përkohësisht vetëm për të shpëtuar PD-në nga një luftë e brendshme. Madje Basha deklaron se Partia Demokratike është e vetmja forcë që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri. Sipas tij, siç ka ndodhur edhe më parë, me mbështetjen e SHBA, Britanisë së Madhe dhe BE-së. “Kënaqësi të zhvilloja një bashkëbisedim të hapur, pa asnjë kufizim dhe duke trajtuar çdo çështje me demokratë, qendrestarë e kontributorë në vite të Partisë Demokratike në Lezhë. Lufta që nisi brenda familjes sonë për interesa personale të një personi dëmtoi interesat e demokratëve dhe shqiptarëve. Unë e bëra përpjekjen time, duke bërë një hap pas për ta ndaluar këtë luftë, por asgjë nuk ndryshoi. Lufta vazhdoi, akuzat, mashtrimet ndaj meje dhe kujdo që nuk ishte dakord që ne të sakrifikonim marrëdhëniet me SHBA dhe Britaninë e Madhe për interesat e një personi, u shpall armik, i shitur, i blerë, peng e gjithfarë lloj sulmesh”, shkruan Basha.

Basha shigjeton Berishën

Por nuk ndalet me kaq, pasi ish-kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar me sulmet dhe goditjet ndaj Sali Berishës edhe dje. Mbrëmjen e djeshme Basha u ndal në Kamëz për të diskutuar mbi rezultatin e zgjedhjeve. Basha i dha goditje të fortë duke e cilësuar atë si kapitull të mbyllur dhe që PD nuk ka më punë me të. “Me sulmet ndaj meje po heq përgjegjësinë për humbjen e 14 majit. Mundësi e dytë është që ta ketë humbur fare që pasi shpartalloi armiqtë e jashtëm po shpartallon armiqtë brenda. Për mua është kapitull i mbyllur. Unë e kam lënë pas dhe nuk duhet të harxhojmë kohë. Të merremi me të ardhmen, e djeshmja nuk sjell asgjë të mirë”, deklaroi ai.

Ish-kreu i PD sulmon Ramën-Metën-Berishën

Më tej zoti Basha deklaroi se Rama, Meta e Berisha janë të tre bashkë. Basha akuzoi paraardhësin e tij se bashkëpunon me qeverinë për veten e tij. Sipas Bashës, të tre ata janë bashkë për të mbajtur në këmbë njëri-tjetrin. “Hajde të hapim letrat dhe të tregojmë se kush është peng te kush. Hajde të shohim pasurit e çdo familjari. Pse tremben ata të tre. Le ta nisim me mua dhe jo te ata të tre. Meqë kanë hedhur kamionë me akuza tek mua, ta nisin me mua. Por ama pastaj edhe te ata për të parë nëse justifikojmë apo jo pasuritë ne dhe rrethi familjar. Ky është vetingu i politikanëve. Ligji është në Parlament. Ata duan të godasin këdo që rrezikon sistemin e tyre. Sistemin e kanë të përbashkët edhe pse duket sikur janë në kontradiktë, ata janë bashkë. Sa herë hyn dikush në mes ata janë të rrezikuar”, nënvizoi Basha.

Më të lexuarat