
“Nuk ka arsye që ta mbajmë pagën minimale aty, por...”, Rama jep lajmin fantastik për shqiptarët

Lulzim Basha: Çmimin për lidhjet e Ramës me mafien e paguajnë shqiptarët, me të në krye të qeverisë drejtësia është në rrezik

Shkruar nga Aleksandra HOXHAJ 27 Janar 2021

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lëshuar akuza të tjera ndaj kryeministrit Edi Rama. Kryedemokrati ka filluar përditë të postojë video në rrjetin e tij social Facebook, me mesazhe të caktuara. Ditët e fundit Basha është fokusuar më shumë tek përgjimet e fundit që kanë dalë nga Prokuroria italiane në lidhje me “Ndranghetan”. Basha në videon e postuar ditën e djeshme tha se Rama edhe pse ka premtuar luftë ndaj korrupsionit dhe reformë në drejtësi, nuk e ka mbajtur fjalën, por ka bërë plotësisht të kundërtën. Sipas tij, kryeministri duke kapur sistemin e drejtësisë ka bërë të mundur që shumë zyrtarë të denoncuar të mos e marrin dënimin e merituar. Kreu demokrat u shpreh se me Ramën në pushtet drejtësia është në rrezik dhe nuk do të jetë kurrë e pavarur. Ai vijoi më tej duke i quajtur njerëzit e kryeministrit, marioneta të tij të cilët janë të fokusuar vetëm për të shtuar paratë, sipas tij tanimë kupa është mbushur. “Ju kujtohet kur Edi Rama premtoi reformën në drejtësi dhe i shpalli luftë korrupsionit. Edhe reformën në drejtësi po e bëjnë, krejt e kundërta ndodhi. Edi Rama e ka kapur sistemin e drejtësisë dhe deri më sot asnjë zyrtar i lartë, i denoncuar nuk është dënuar. Nëse këtë nuk e ndalim sot, Shqipëria nuk do të ketë drejtësi të pavarur. Me Edi Ramën në pushtet, nuk mund të ketë drejtësi të pavarur. Në vend që të kujdeset për njerëzit, Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafian për të shtuar pasuritë e tyre dhe çmimin e paguajnë shqiptarët. Boll më: kupa është mbushur”, tha Basha.
PD i përgjigjet deklaratës së kryeministrit
Pasi kryeministri Edi Rama reagoi në një konferencë për përgjimet e “Ndrangheta”, është kundërpërgjigjur menjëherë Partia Demokratike. Me anë të zëdhënëses Ina Zhupa, PD u shpreh se shqiptarëve u është sosur durimi me kryeministrin dhe justifikimet e tij. Sipas saj Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj janë përfshirë shumë thellë në biznesin e koncesioneve apo tenderave me mafien. “Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë lodhur duke dëgjuar Edi Ramën dhe justifikimet e tij. Edi Rama dhe Erion Veliaj e dinë sesa thellë janë futur në biznesin me mafian, prandaj nuk u japin qytetarëve përgjigje reale për përfshirjen në biznes me mafian italiane përmes lejeve të ndërtimit, koncesioneve apo tenderave”, tha Zhupa. Sipas selisë blu, Rama dhe Veliaj në lidhje me përgjimet duhet të ruanin të njëjtin standard si ish-ministri Saimir Tahiri i cili zgjodhi të dorëhiqej. Zhupa u shpreh se Ramës dhe marionetave të tij u kanë shpërthyer skandalet në duar, nga dështimi dhe premtimet e pambajtura të këtyre 8 vite qeverisje. “Minimalisht, Edi Rama, në vend të mallkimeve për median dhe mohimit të përgjimeve, siç bën gjithmonë, duhet të ruante me Veliajn të njëjtin standard si për Saimir Tahirin. Në të njëjtat rrethana, për përgjime të ngjashme nga Antimafia Italiane, Tahiri u largua me dorëheqje. Rama dhe marionetat e tij kanë dështuar në administrimin e vendit. Rama dhe marionetat e tij kanë 8 vite me premtime të pambajtura. Tani, Ramës dhe marionetave të tij u kanë shpërthyer skandalet në duar”, u shpreh Zhupa.
Më të lexuarat


Rama tregon ëndrrën që e lë pa gjumë dhe jep premtimin e madh: Është shumë e afërt dita...

E pyesin për investimet në veri, Rama e pranon hapur: Është një borxh që do ta shlyejmë, por... (Konferenca ‘LIVE’)

Kompania e tij u shpall fituese e projektit gjigant të aeroportit të Vlorës, Behxhet Pacolli reagon i emocionuar: Për herë të parë në tokat shqiptare...

“Një ndër to isha edhe unë”, ish-ministri kujton eksodin me anije drejt Italisë: Përtej vuajtjes që përjetuam mundëm të...

Në ditën simbol të mësuesve, Gramoz Ruçi del me mesazhin special

Lulzim Basha thirrje shqiptarëve: Mos hiqni dorë nga...

Kreshnik Spahiu nuk i ndahet Lulzim Bashës, i nxjerr 14 gafat EPIKE dhe bën deklaratën e fortë: Politikani më...

“Çdo mësues është një hero që të merr për dore e të ndriçon”, Evis Kushi del me mesazhin e fuqishëm për 7 Marsin

Një tjetër lëvizje e papritur! Deputet i Parlamentit vendos të mos kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit: Nuk dua të bëhem pjesë e degradimit të...

7 Marsi/ Kryeministri Rama e nis ditën me urimin special për mësuesit: Iu siguroj që...
