BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Politike

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur për herë të parë lidhur me akuzat e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha përgjatë gjithë kësaj kohe.

I pyetur se pse nuk ka ardhur asnjë reagim nga ai, Basha tha se nuk e ka pasur të lehtë të heshte, mirëpo duhej ta bëntë në mënyrë që demokratët të mos përçaheshin.

Basha tha se ka qenë e dhimbshme që ato akuza i ka dëgjuar nga dikush që e ka pasur për 9 vite në krah të djathtë. Sipas ish-kreut të PD-së, shkak për të gjitha këto akuza është bërë vendimi i marrë nga ky i fundit më 9 shtator të 2021 i cili pas shpalljes non grata të Berishës, u detyrua ta largonte atë nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

“E para e punës kush do përfitonte nga kjo,. Dua tju heq çdo dilemë, nuk kam heshtur se skam çfarë them për sulmet denigrimet gjuhën e përdorur, as nuk kam çfarë them për kë i ka bërë. Kam heshur se kam qenë i vetëdijshëm se hidh baltë njëri dhe hidh baltë tjetri kjo vetëm do thellonte ndarjen mes demokratëve. Siç kam qenë i bindur se koha është shpalosja e të vërtetës, e ja shikoni koha si i ka nxjerrë gënjeshtrat. Por a e kam pasur të lehtë? Se kam pasur fare të lehtë.

Ne kemi këtë kulturë politike ne kemi vite, kemi vite që dëgjojmë këto. Ajo që e ka bërë të dhimbshme për mua është fakti se ato sulme që i kam dëgjuar nga goja e Ramës tani i dëgjoj të njëjtat nga goja e dikujt që e kam pasur në krahë për 9 vite. Nga goja e dikujt që për 9 vite hidhej dhe i kundërshtonte kur dilnin nga goja e kundërshtarit.  Dhe ju e dini pse ka ndodhur kjo gjë, në 9 shtator 2021 unë duhet të merrja një vendim të vështirë por të domosdoshëm. Një vendim që i takonte atij vetë ta merrte por që refuzoi ta merrte. Ky vendim na ndau. Shpallja non grata nga SHBa dhe më pas nga Britania e Madhe”, tha Basha.