BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Ja si paraqitet situata epidemiologjike në vend

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Ja si paraqitet
x
BREAKING NEWS

“Le të shohim nga e ardhmja”, Edi Rama jep lajmin nga Egjipti: Ja çfarë do të ndodhë së shpejti

“Le të shohim nga e ardhmja”, Edi Rama jep lajmin nga Egjipti:
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pritet me ceremoni shtetërore në Egjipt, nënshkruhen tre marrëveshjet e rëndësishme

Edi Rama pritet me ceremoni shtetërore në Egjipt, nënshkruhen tre
x
BREAKING NEWS

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin. Ja çfarë ka ndodhur në kufi

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis
x
BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Politike

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë

Pas përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar demokrat, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha “i ka vënë duart” edhe presidentit Ilir Meta. Ky i fundit para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit tentoi disa herë të afrohej me kryedemokratin Basha, por duket se tani nuk ka paqe mes tyre. Presidenti Meta javën që shkoi e sulmoi Bashën për bojkotin parlamentar dhe nxitoi t’i thurte lavde ish-kryeministrit Berisha. Por kjo strategji e ndjekur nga kreu i shtetit nuk është toleruar nga shefi i selisë blu, i cili i ka treguar vendin atij.

Basha i tregon vendin Metës dhe LSI

Gazeta ka mësuar se lideri demokrat ua ka bërë të qartë deputetëve në mbledhjen e zhvilluar dje, por edhe gjatë takimeve që ka pasur këto ditë me ta dhe me krerët e degëve se ai nuk do të lejojë lojën e Metës për të përçarë PD-në. Sipas informacioneve, Basha është shprehur para deputetëve se Meta përveç se po nxit përçarje, ka hedhur në sulm edhe njerëzit e tij për të marrë në mbrojtje Berishën dhe sulmuar atë. Mësohet se kreu i partisë më të madhe të opozitës ka dhënë garanci se kjo strategji e Metës ka për të dështuar dhe s’ka shanse të dobësojë dhe përçajë Partinë Demokratike. Madje sikundër theksuan të njëjtët burime, mësohet se Basha është shprehur se presidenti Meta është në grahmat e fundit, së bashku me partinë e tij, Lëvizjen Socialiste për Integrim. “Kam dy fjalë për Ilir Metën që ka nxjerrë taborin e tij dhe ka urdhëruar secilin që sipas tij, duhet t'i shërbejnë lojës së presidentit të shkarkuar. Ne si PD jemi të bashkuar dhe nuk do lejojmë lojën e Metës dhe falangave të tij për të dobësuar PD dhe opozitën deri në përfundim të mandatit të tij si president. Ilir Meta nxit lapsaxhinjtë të krijojnë alibi për luftën ndaj SHBA. Madje ish-kancelarja e gjykatës ka çuar në SPAK ambasadorët Soreka e Yuri Kim për llogari të luftës së Ilir Metës, me SHBA. Këshilltari juridik i dekreteve të Ilir Metës kërkon prej muajsh të fusë në sherr PD dhe përfaqësuesit e SHBA, përmes lojës së intrigës më banale. Sofizmat që përdorin janë të dala boje dhe kërkojnë të dëmtojnë PD deri në kockë. Dhe nuk e fshehin dëshirën që PD të shkrihet dhe Meta të marrë elektoratin e 2 marsit. Meta është i dalë boje dhe në grahmat e fundit bashkë me partiçkën e tij”, mësohet të ketë thënë Basha. Pra, duket qartë që akuzuat e presidentit Ilir Meta dhe dalja e shumë eksponentëve të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim që sulmojnë në media e rrjetet sociale kryedemokratin Lulzim Basha kohët e fundit, kanë pasur si misionin dobësimin e Partisë Demokratike dhe denigrimin e figurës së liderit të kësaj partie, lojë të cilën e ka pikasur kreu i PD dhe ua ka vënë kufirin tek thana si kreut të shtetit, ashtu edhe besnikëve të tij. Kështu që, nisur nga fakti që zoti Basha është në dijeni të këtyre lëvizjeve që bëhen në prapaskenë, ai ka dashur që të sigurojë deputetët dhe vartësit e tij se Meta dhe kushdo tjetër s’ka shanse të përçajë Partinë Demokratike.

Më të lexuarat