Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Lulzim Basha takim me strukturat e PD-së, zbardh skenarin: Gjatë verës nuk do të ndalim me protestat...

Postuar: 19/07/2019 - 22:00

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në sheshin e qytetit të Laçit në bashkëbisedim me strukturat e degës së PD-së, intelektualë, biznesmenë dhe qytetarë kurbinas.

Në fjalën e tij kryedemokrati Basha ka falendëruar çdo demokrat dhe qytetar të Kurbinit për vendosmërinë e tyre në braktisjen e zgjedhjeve fasrë të 30 Qershorit. Madje ai ka theksuar, një falenderim të veçantë dhe për disa socialistë që mohuan të votonin, ndonëse ishin nën presionin politik.

Të majtët në qeverisjen vendore në Kurbin kanë treguar qeverisjen e tyre, në kunderin e investimeve dhe mirëqenjës së qytetarëve. Qytetarët kurbinas janë varfëruar akoma dhe më shumë nga mungesa e dorës së shtetit, janë shtuar të papunët dhe po falimentojnë bizneset, ç’ka tregon se qeveria Rama është drejt dështimit total, dhe favorizon krimin.

Më tej Basha ka thënë se tërë periudha e stinës së verës do të shoqërohet me aktivitete politike të opozitës, për të mosndalur protestat opozitare deri në largimin e kësaj qeverie korruptive.

Gjatë dialogut me shefin e opozitës Basha, qytetarët premtuan mbështetje në çdo iniciativë që do të ndërmarrë opozita deri në largimin e qeverisë dhe kryeministrit Rama.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2019 - 23:55

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet sonte i ftuar në studion e Syrit.tv, në intervistën e parë televizive për këtë sezon.

Postuar: 22/08/2019 - 23:37

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Micotaqis deklaruar se respektimi I të drejtave të minoritetit gr

Postuar: 22/08/2019 - 23:14

Kryetari i PD-së Lulzim Basha sulmoi në një intervistë deputeten Rudina Hajdari, Myslym Murrizin

Postuar: 22/08/2019 - 22:50

Lulzim Basha ka lajmëruar lëvizjet që do të bëjë opozita në muajin shtator.

Postuar: 22/08/2019 - 22:30

Shtatori pritet të sjellë zhvillime të forta, sa i takon krizës politike në vend.

Postuar: 22/08/2019 - 22:23

Kryedemokrati Lulzim Basha shprehet se në 30 qershor nuk pati zgjedhje sepse 85% e qytetarëve i b

Postuar: 22/08/2019 - 22:11

Kryedemokrati Lulzim Basha sulmon dy deputetët e PD Rudina Hajdari e Myslym Murrizi dhe Lefter Ko