Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Lulzim Basha thirret në Gjykatë për falsifikim, Taulant Balla del me deklaratë të fortë: Të hetohet nga SPAK! (Akuzat e rëndë për liderin e PD)

Postuar: 08/11/2019 - 16:34

Pas lajmit se kreu demokrat Lulzim Basha po hetohet nga Prokuroria për falsifikim dokumentesh, ka reaguar menjëherë kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. Balla shprehet se numri një i PD Basha ka një sërë akuzash mbi shpinë e se nuk mund t’ia hedhe dot vetëm me akuzën si falsifikator.

“L.Basha nuk mund të gjykohet vetëm si falsifikator. Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500mijë --& vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” qëndron. Pse në konkluzion kjo akuzë mungon?”, shkruan Balla.

Taulant Balla më tej thekson se dosja në ngarkim të Lulzim Bashës duhet të hetohet nga SPAK, e jo nga KÇK.

“Teksa shqiptarët presin të ngrihet SPAK është papranueshme që prokurorë të caktuar të bëjnë amnisti për vepra penale kaq të rënda. Gjykata nuk duhet ta pranojë dhe duhet ta rikthejë për hetim. Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK jo nga KÇK”, thekson Balla.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/11/2019 - 13:10

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër me një postim në Facebook pas thashethemeve se Presidenti Meta po kërcënon politikën shqiptare me nxjerrjen e një video erotike ku është përfshirë një zv.minist

Postuar: 22/11/2019 - 12:50

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka mbledhur bashkë më një takim përfaqësuesit

Postuar: 22/11/2019 - 11:43

Nënkryetari i Komisionit Hetimor, Alban Zeneli duke folur në Komisionin e Hetimor për Metën, në m

Postuar: 22/11/2019 - 11:35

Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli duke folur edhe për jetën e saj private është shprehur se

Postuar: 22/11/2019 - 11:27

Besnik Muçi edhe pse u shkarkua dje nga KPA që në mëngjes ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese me pr

Postuar: 22/11/2019 - 11:26

Kryetari i Parlamentit, Konstantinos Tasoulas, gjatë takimit të tij me një delegacion të Unionit

Postuar: 22/11/2019 - 11:16

Presidenti Ilir Meta lë të kuptuar se shumë shpejt mund të kërkojë referendum popullor për ndrysh