Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Më 25 gusht nis shitja e librave për nxënësit, skemë të re për të shmangur radhët

Postuar: 12/08/2017 - 09:56

Shpërndarja e librave për nxënësit do të fillojë më 25 gusht. Ministria e Arsimit së bashku me shtëpitë botuese po merr masat që këtë vit të mos ketë vonesa në tekste dhe problem me pullat certifikuese të librave, por edhe të shmangin radhët tradicionale të prindërve në librari.

“Më 25 gusht fillon shpërndarja dhe shitja e teksteve shkollore. Kjo shpërndarje do të realizohet pranë njësive tregtare që ndodhen pranë mjediseve të institucioneve arsimore, por edhe në ambientet e shkollave kur drejtori i shkollës dhe botuesi bien dakord për shfrytëzimin e ambienteve të shkollës për shitjen dhe shpërndarjen e teksteve shkollore. Ne po ndërtojmë një skeme të re të shpërndarjes së teksteve shkollore, për të lehtësuar edhe më shumë marrjen e teksteve nga prindërit dhe fëmijët e tyre”, deklaroi Zamira Gjini, drejtoresha e arsimit parauniversitar për një media televizive.

Vonesa në tenderin e dëftesave, pullave me hologramë dhe regjistrave sipas drejtoreshës së arsimit parauniversitar, Zamira Gjini, nuk është problem pasi nga java që vjen shtëpitë botuese do marrin pjesën e mbetur të pullave për të vijuar normalisht procesin. “Në komunikim me botuesit pjesa më e madhe e teksteve janë kompletuar edhe me pullën me hologram. Bile botuesit kanë raportuar se tekstet e arsimit parauniversitar janë mbyllur, I është vendosur pulla me hologramë, janë paketuar dhe ka filluar shpërndarja në qytete e Shqipërisë.

Mbetet vetëm qyteti i Tiranës dhe tekstet për shkollat e mesme. Në javën e ardhshme do të ndodhi edhe shpërndarja e pjesës tjetër të pullave me hologramë për ato tekste që nuk janë pajisur me këtë kriter sigurie”, theksoi Zamira Gjini, drejtoresha e arsimit parauniversitar. Nga Ministria e Arsimit japin garanci se këtë vit nuk ka mungesë të teksteve shkollore në librari dhe po shihet mundësia e lehtësimit të këtij procesi ku prindërit ti marrin të paketuar librat për çdo viti shkollor.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/01/2018 - 19:19

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi që nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 qershorit, flet për kulisa politikë që sipas tij, kanë për qëllim të zhdukin faktorin politik të Çamërisë, në një kohë që siç tha ai, vetëm me votat e çamëve mund të ishin zgje

Postuar: 16/01/2018 - 17:59

Një nga kritikët e tij i cili u la jashtë listët së kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit Astrit Patozi ka ironizuar sërish kreun e opozitës Lulzim Basha në rrjetin e tij soc

Postuar: 16/01/2018 - 17:05

Vrasjen e Oliver Ivanoviç, ish-kryeministri Berisha e ka konsideruar si një akt të rëndë me prapavija politike.

Postuar: 16/01/2018 - 16:39

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një koment në rrjetin social “Facebook”, e konsideron të vdekur Reformën në Drej

Postuar: 16/01/2018 - 15:43

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli në një intervistë në Report Tv, komenton zhvillimet në kampin opozitar, ndërsa zbulon edhe projektet e saj.

Postuar: 16/01/2018 - 15:20

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dënuar vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, ku u qëllua për vdekje Oliver Ivanoviç.  

Postuar: 16/01/2018 - 14:48

 Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka kritikuar hapur sistemin e drejtësisë duke u shprehur, se lëvjet në prokurori janë thjesht ndryshime të kl