Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Majlinda Bregu rrëfen për herë të parë për jetën dhe postin e ri në Sarajevë larg familjes

Postuar: 25/03/2019 - 13:45

Majlinda Bregu prej pak kohësh mban postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Për shkak të kësaj pune, Majlindës i është dashur të zhvendoset në Sarajevë, vend në të cilin ka një shtëpi dhe zyrë të re. Së fundmi emisioni “My Living” ka udhëtuar drejt Sarajevës, për një rrëfim ekskluziv të Bregut për jetën e saj të re. Majlinda ka hapur dyert e shtëpisë së re, në të cilën ajo jeton me qira, por duket se është e mobiluar me një stil shumë modern.

Ajo ka treguar se konkurroi për të fituar vendin e ri të punës, që për të thënë të vërtetën nuk është aspak i lehtë, për shkak se i duhet të qëndrojë për shumë ditë larg familjarëve të saj. Bregu ka rrëfyer se as për të e as për fëmijët dhe bashkëshortin nuk është e lehtë të jetojnë larg njëri-tjetrit, por deri më tani ja kanë dalë mbanë. Për një grua kaq të suksesshme të gjithë jemi kuriozë se cili është personi që admiron dhe që e ndjek si shembull dhe për Majlindën duket se janë disa.
 
 Kujtojmë se Majlinda Bregu është nënë e dy fëmijëve dhe pak vite më parë ka pasur poste të rëndësishme në politikën shqiptare.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/06/2019 - 23:53

Kryeministri Rama nga Kolonja ku po mban fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, tha ndër të tjera se PS arriti të fitojë më 2013 përballë Sali Berishës, që siç tha, kishte disa emra të rëndësishëm në qeveri

Postuar: 15/06/2019 - 23:10

 Ish-kryeministri Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij Xhoana Nano, këtë pasdite kanë kaluar m

Postuar: 15/06/2019 - 22:55

Kryeministri Edi Rama nga Korça ku po mbajti një takim elektoral deklaroi se sa herë që opozita k

Postuar: 15/06/2019 - 22:43

 Ish-deputeti i PD, Endri Hasa shprehet se njerëzit janë të irrituar dhe kjo është arsye që

Postuar: 15/06/2019 - 22:10

 Pas përplasjeve dhe konfrontimeve që pati me nëndrejtorin e Policisë së Shtetit, Gjovalin L

Postuar: 15/06/2019 - 21:55

Kryeministri Rama nuk ka lënë pa ironizuar kundërshtarët e tij politik, nga Monika Kryemadhi e Lu

Postuar: 15/06/2019 - 21:35

 Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një incident që ka ndodhur në vitin 2011 kur për bashkinë