BREAKING NEWS

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin Rama

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I qëndroi deklaratës për një rikthim të tij të mundshëm në krye të PD-së, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I
x
BREAKING NEWS

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet e rënda që po ndodhin në zgjedhjet për kryetarin e ri: Po fusin...

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet
x
BREAKING NEWS

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron çfarë do të ndodhë sot në zgjedhjet e PD-së, ka një mesazh të ‘koduar’ edhe për Berishën: Rama e...

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë
x
BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x

Politike

Majlinda Bregu: Vizioni dhe plani për një treg të përbashkët rajonal kërkon veprime konkrete, jemi duke punuar ngushtë me partnerët

Majlinda Bregu: Vizioni dhe plani për një treg të

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu ishte e pranishme dje në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerit të BE, Oliver Varhelyi. Ajo u shpreh se mbështetja për integrimin në BE sa vjen e rritet në Ballkanin Perëndimor. Bregu tha se po ashtu edhe bashkëpunimi rajonal ka patur një mbështetje të madhe pasi sipas saj qytetarët besojnë se kjo do të ndihmojë në biznes, politikë, siguri dhe në ekonomi.

“Mbështetja për integrimin në BE vazhdon të rritet në Ballkanin Perëndimor. Këtë vit integrimi u mbështet nga 62% e qytetarëve krahasuar me 59% vjet. Mbështetja e qytetarëve tanë dhe bizneseve për bashkëpunimin rajonal është edhe më e lartë, 77% e qytetarëve besojnë se bashkëpunimi rajonal mund të kontribuojë në përmirësimin e situatës politike, ekonomike ose të sigurisë në vend. Këta zëra na drejtojnë dhe detyrojnë të punojmë më ngushtë së bashku”, tha Bregu. Ajo përshëndeti progresin e bërë deri tani teksa u shpreh se do të vazhdojë puna e palëkundur me partnerët europianë. Sipas saj, për një treg të vërtetë rajonal duhet veprim.

“Ne përshëndesim progresin e bërë deri më tani dhe mirëpresim nënshkrimin me sukses të marrëveshjeve rajonale për lehtësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve. Por distanca midis vizionit dhe planit për një treg të vërtetë rajonal të përbashkët kërkon veprime. Marrëveshja Roaming vazhdon të jetë një dëshmi e rëndësishme për potencialet që ka bashkëpunimi rajonal gjithëpërfshirës në të mirën e qytetarëve tanë dhe një model i mirë për punën në vijim. Ne do të vazhdojmë punën e palëkundur me partnerët tanë europianë” u shpreh ajo. Kujtojmë se vitin e kaluar, rajoni ynë u bashkua pas idesë për krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal, duke u frymëzuar nga modeli i Tregut të Brendshëm të Bashkimit Europian.

Më të lexuarat