BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Majlinda Keta i përgjigjet ashpër Mynyr Konit: Mos hap luftë kur nuk ke mbajtur premtimet, zgjedhjet në UT janë të ligjshme

Majlinda Keta i përgjigjet ashpër Mynyr Konit: Mos hap luftë kur

Përplasjet për zgjedhjet në universitet janë thelluar më tej ditën e djeshme. Ndërkohë që data e zgjedhjeve po afron dhe përgatitjet për zgjedhje kanë nisur, nga ana tjetër përplasjet nuk kanë ndalur. Sipas urdhrit të Ministrisë së Arsimit zgjedhjet do të mbahen në datë 30 korrik, ku do të zgjidhet edhe rektori i ri. Deri më tani ka vetëm 3 kandidatura për rektor, dekani i Fakulteti të Drejtësisë, Artan Hoxha, pedagogia e Fakulteti të Shkencave të Natyrës, Mimoza Hafizi dhe Prof.Dr Kozeta Sevrani nga Fakulteti i Ekonomisë. Ndërkohë ditën e djeshme kryetarja e Këshillit Institucional të Zgjedhjeve i është përgjigjur ashpër rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, i cili po përpiqet të shtyjë sërish zgjedhjet. Koni është në fund të mandatit të tij 4-vjeçar, por ai nuk ka vendosur të kandidojë sërish në zgjedhje, por duket se ka vendosur të bllokojë zgjedhjet. Keta i është përgjigjur Konit duke i thënë se nuk duhet të hapë luftë për sa kohë nuk ka mbajtur premtimet. Keta ka deklaruar po ashtu se zgjedhjet në Universitetin e Tiranës janë legjitime dhe si të tilla do të zhvillohen në 30 korrik. Sipas kryetares së KIZ, deri më tani janë regjistruar 70 aplikantë për anëtarë të senatit dhe 3 kandidatë në garë për rektor. Kryetarja e Komisionit Institucional Zgjedhor, Majlinda Keta ka deklaruar se zgjedhjet janë të ligjshme dhe do të jenë një model. Keta ka theksuar se të tre kandidatët në garë për rektor të UT-së janë figura të plotësuara dhe se Mynyr Koni gjithmonë iu ka hapur luftë. “Kandidimi i dy zonjave është një kandidim që tregon procesin real. Të tre kandidatët janë në profile të ndryshme, profile kryesore. Edhe FSHN-ja ka dalë me kandidatë të saj, siç është Mimoza Hafizi. Kemi zonjën Sevrani apo edhe Artan Hoxhën, edhe këta janë plotësuar si figura. Gara është shumë e kuptueshme, është e ligjshme, ka filluar fushata. Ne garojmë për të nxjerrë më të mirin, mes nesh nuk do të ketë humbje. Nuk do t’i ngjajmë garave të politikës, nuk do të ketë fyerje, do të ketë etikë. Jam e bindur që kandidatët do iu përmbahen këtyre. Koni gjithmonë na ka hapur një front lufte. Koni nuk është Universiteti i Tiranë, kjo që kemi ne është gara. Ka një dinamikë të aplikimit të studentëve, për të gjithë ata që duan të bëjnë karrierë dyert janë të hapura. Unë do të thoja që kjo garë do të jetë model”, u shpreh Keta.

Më të lexuarat