Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të reja! Kryeministri Rama paralajmëron valë shkarkimesh: Ja kush do largohet nga detyra

Priten zhvillime të reja! Kryeministri Rama paralajmëron valë
x

Politike

Malo dhe Dhima: Meta iu drejtua Venecias dhe po sulmon PS nga frika e shkarkimit, presidenti nuk e meriton të qëndrojë në atë zyrë

Malo dhe Dhima: Meta iu drejtua Venecias dhe po sulmon PS nga frika e

Mazhoranca qeverisëse duket e vendosur për t’i shkuar deri në fund shkarkimit të presidentit Ilir Meta nga detyra. Ditët e fundit ka pasur zëra se çuarja e çështjes sërish te Komisioni i Venecias është tendencioze nga ana e socialistëve, me qëllimi zvarritjen e shkarkimit të presidentit Meta. Por për deputetët e Partisë Socialiste asnjë nga këto nuk është e vërtetë.

Gazeta kontaktoi dje me disa nga ligjvënësit socialistë, të cilët njëzëri u shprehën se nuk ka asnjë tërheqje nga shkarkimi i Metës. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, deputetja Artemisa Malo deklaroi se PS do t’i shkojë deri në fund nismës së saj për shkarkimin e Metës, ndërsa shtoi se kreu i shtetit iu drejtua Venecias dhe po sulmon mazhorancën, pasi ka frikë nga shkarkimi. Sipas saj, për socialistët shkarkimi i kreut të shtetit nuk është lojë.

“Për ne si mazhorancë qeverisëse komisioni hetimor nuk është lojë. Nuk ka zvarritje sa i takon hetimit që po bën komisioni hetimor. Meta i është drejtuar Venecias dhe është hedhur në sulm, sepse ka frikë nga shkarkimi. Presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën me anulimin e 30 qershorit dhe vakancat në Gjykatën Kushtetuese dhe se mazhoranca është e vendosur që t’i shkojë deri në fund nismës së saj për ta shkarkuar kreun e shtetit nga detyra”, deklaroi deputetja Malo. Në të njëjtën linjë me kolegen Malo, dje u rreshtua edhe deputetja e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima.

Kjo e fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT” akuzoi presidentin Ilir Meta se ka shkelur Kushtetutën në disa raste, ndërsa për të vërtetuar këtë solli si shembull opinionin e Komisionit të Venecias. Sipas saj, mazhoranca nuk po e zvarrit procesin dhe se është e vendosur për ta shkarkuar presidentin Meta nga detyra. “Mazhoranca është e vendosur t’i shkojë deri në fund shkarkimit të presidentit Meta. Është kompetencë e Kuvendit e më pas e Gjykatës Kushtetuese, të cilat duhet të vendosin nëse shkeljet e kryera nga ana e Presidentit Meta do të jenë të mjaftueshme, për të marrë vendimin për shkarkimin e tij. Edhe me parë jam shprehur se Komisioni i Venecias në raportin e tij ka theksuar se: Presidenti Meta ka vepruar në mungesë të bazës ligjore, kur anuloi zgjedhjet e 30 qershorit dhe vendosi shtyrjen e tyre, ndërsa më tej e Gjykatës Kushtetuese të cilat përcaktojnë nëse shkeljet e gjetura janë bazë për shkarkimin e presidentit Meta nga detyra”, deklaroi socialistja Dhima.