BREAKING NEWS

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin: Vdekshmëria e koronavirusit është krahasuar me vdekshmërinë që sjell një aksident automobilistik. Lajmi i mirë është që…

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon
x

Politike

Manastirliu i përgjigjet Metës: Nuk do ndryshojë ligji për mediat, duhen zbatuar protokollet që mos të kemi rimbyllje

Manastirliu i përgjigjet Metës: Nuk do ndryshojë ligji për

Ministria e Shëndetësisë tregohet e vendosur se nuk do të tërheqë ligjin për gjobitjen e mediave që nuk respektojnë masat anti-Covid. Përmes një interviste televizive Ogerta Manastirliu kundërshtoi presidentin Meta, i cili ktheu për rishqyrtim ligjin dhe me anë të një postimi në rrjetet sociale, tha që nuk do të dekretojë asnjë rregull të ri që cenon liritë dhe të drejtat kushtetuese të njeriut, veçanërisht të mediave. Por ministrja u shpreh që as nuk e ka menduar ndryshimin e ligjit të gjobave ndaj mediave, të cilat shkelin protokollet e vendosura gjatë pandemisë, duke pasur parasysh se kjo është në të mirën e shëndetit të qytetarëve. “E para ne jemi të vendosur të marrim të gjitha masat e nevojshme me qëllim kufizimin e përhapjes së infeksionit. Mediat, aktivitetet e tjera të biznesit dhe ata të cilët ofrojnë shërbim për qytetarët, do të duhet që të zbatojnë këto protokolle dhe ne jemi të vendosur, për të zbatuar deri në një dhe të mos kenë tolerancë në zbatimin e tyre. Besojmë që kjo është në funksion të shëndetit të qytetarëve, shëndetit të të gjithëve, ndaj fakti që vendosim rregulla dhe forcojmë ligje dhe instrumente ligjorë, është vetëm për të mirën e shëndetit tonë”, u shpreh ministrja. Sakaq ajo shpjegoi se ndëshkimi për ata të cilët shkelin protokollin do rrisë vigjilencën dhe do pengojë përhapjen e virusit dhe nuk do të lërë vend për një mbyllje të dytë. Ndërsa bëri thirrje për kujdes, pasi inspektorati i shëndetësisë ka dalë për kontrolle në terren. “Nuk parashikojmë mbyllje, por do ketë vlerësim dinamik gjithsesi nga ekspertët. Por dua të theksoj ndërgjegjësimin e individit në raport me situatën. Është ky një apel që duhet bërë nga të gjithë edhe nga mediat. Qytetarët duhet ta kuptojnë përmasën e situatës. Ju bëj thirrje qytetarëve të mbajnë maskë në ambientet e mbyllura. Po bëhet punë e madhe në terren për testimin, gjurmimin dhe izolimin e kontakteve. Hetimi epidemiologjik bëhet në të gjitha fazat e epidemisë”, tha ministrja. Ndërkohë ajo u dha përgjigje edhe atyre që tregohen skeptikë për ekzistencën e virusit. Ajo tha se mjafton të pyesësh mjekët e infektivit për vuajtjet që po kalojnë, duke kërkuar edhe njëherë bashkëpunim nga qytetarët. “Mjafton që të pyesësh një mjek te Infektivi dhe e kuptoni, s’ka nevojë të shkosh atje, mjekët mund të tregojnë për vuajtjet dhe problematikat e atyre që vuajnë nga ky virus. Apo dhe familjarët e atyre që humbën të afërmit në këtë betejë. Kjo nuk është një luftë që fitohet vetëm, por me përpjekjen e të gjithëve, prandaj qytetarët duhet të ndërgjegjësohen”, tha ministrja.

Më të lexuarat