Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Manastirliu jep lajmin e mirë: Agjentë e kamera në çdo institucion përkujdesi, dhe mënyra si do veprohet

Postuar: 16/11/2018 - 14:48

“Pas vendosjes së kamerave në Shtëpitë e Fëmijëve, do të implementojmë këtë standard në çdo institucion përkujdesi, edhe për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar, me qëllim monitorimin e të gjitha veprimeve që mund të cënojnë sigurinë fizike dhe psikologjike të atyre që janë më të pambrojturit”.

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë nënshkrimit të Memorandumit për planin e deinstitucionalizimit për fëmijët që jetojnë në institucione, për t’i kthyer në familjet biologjike ose për t’i ofruar kujdes alternativ.

“Krijuam 9 skuadrat e terrenit që tashmë janë agjentët tanë në qendrat rezidenciale të fëmijëve për të raportuar çdo parregullsi, por ata janë edhe agjentë në terren për të ndërmjetësuar kthimin e fëmijëve në familjet biologjike dhe identifikimin e familjeve kujdestare”, tha Manastirliu.

Ministrja vlerësoi transformimin e institucioneve rezidenciale të fëmijëve në shtëpi familje.

“Sot jemi pikërisht në një nga këto shtëpi, e rikonstuktuar tërësisht, sipas modelit shtëpi-familje për të krijuar një ambient sa më të ngrohtë për fëmijët, sa më afër ambientit familjar”, tha Manastirliu.

Si Shtëpia e Fëmijëve në Durrës, do të transformohet çdo institucion rezidencial, në shtëpi-familje. Nga Shtëpia e Fëmijëve në Shkozet të Durrësit, Ministrja Manastirliu bëri dhe një apel për drejtuesit e pushtetit vendor, për të treguar më shumë vëmendje për programet sociale dhe kujdesit në territor për çdo familje.

Memorandumi i bashkëpunimit i nënshkruar mes Ministres Manastirliu dhe drejtuesve të Save the Children dhe Unicef shpreh angazhimin konkret për të jetësuar planin e deinstitucionalizimit, për transformimin e institucioneve të përkujdesit dhe për të siguruar që çdo fëmijë pa kujdes prindëror të ketë një familje.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 19:12

 Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi bën thirrje për shmangien e akteve të dhunës.

Postuar: 24/05/2019 - 19:02

Pas deklaratës së kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, se data e

Postuar: 24/05/2019 - 18:17

Në takimin që zhvilloi në Burrel, Lulzim Basha sulmoi edhe Agron Malajn, kandidatin e Partisë Soc

Postuar: 24/05/2019 - 18:02

Ndonëse nuk pati një përgjigje zyrtare për ftesën e tretë për dialog të kryeministrit Rama, 

Postuar: 24/05/2019 - 17:51

Kryeministri Edi Rama e quan një lajm fantastik zbulimin e burimeve të reja të naftës në Shqipëri

Postuar: 24/05/2019 - 17:44

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi i ftuar në rubrikën “Opinion” në &

Postuar: 24/05/2019 - 17:33

 I ftuar në “Top Talk”, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, foli ed