BREAKING NEWS

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat, deputetja ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat,
x
BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Politike

Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit/ "Mezi presim të thellojmë...", Olta Xhaçka takon ambasadoren e SHBA-ve në OKB. Zbardhet për çfarë diskutuan

Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit/ "Mezi

Me anë të një postimi në rrjetin social, ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi një takim me ambasadoren e SHBA-ve në OKB Linda Thomas-Greenfield.

Xhaçka bën me dije se pati një bisedë të frytshme për një sërë çështjesh. Po ashtu ajo thekson se pritet thellim i bashkëpunimit me partnerin strategjik gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB.

“Takim i shkëlqyer me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB Linda Thomas-Greenfield. Bisedë e frytshme për një sërë çështjesh, në të cilat vendet tona po punojnë ngushtë së bashku. Presim të thellojmë bashkëpunimin me miqtë dhe partnerin tonë strategjik, gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, 2022 – 2023”, shkruan ministrja Xhaçka në rrjetet sociale.

Ndërsa ambasadorja Linda Thomas-Greenfield është shprehur: “Shumë e kënaqur që mirëpres sërish ministren e Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka në Nju-Jork. Ne diskutuam një sërë çështjesh shumëpalëshe, përfshirë Afganistanin, si dhe mandatin e ardhshëm të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku mezi presim të punojmë me partnerin dhe aleatin tonë të ngushtë”.

Më të lexuarat