Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Manjani: KLD jashtë funksionimit normal, 100% e korruptuar

 Manjani: KLD jashtë funksionimit normal, 100% e korruptuar

Postuar: 09/07/2014 - 16:18

Në një deklaratë për mediat, deputeti i LSI, Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të KLD-së, duke e quajtur të papranueshme atë që po ndodh në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.  Manjani tha se LSI mbështet çdo lloj nisme të parlamentit për të ndërhyrë apo hetuar me qëllim që të vihet në vend funksionimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Sipas Manjanit, KLD është jashtë funksionimit normal dhe me vendimet e saj tregon se është 100% e korruptuar.  “Është një situatë e papranueshme, krejtësisht e patolerueshme ajo që ndodh, ka ndodhur për fatin e keq në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Totalisht jashtë çdo standardi qeverisë normal që një institucion kushtetues në vend që të rreshtohet pro reformës, në vend që të rreshtohet kundër korrupsionit, në vend që të rreshtohet në favor të profesionalizmit dhe cilësisë së shërbimit bën të kundërtën. Sot pa frikë mund ta themi se Këshilli i Lartë i Drejtësisë është 100 % i rreshtuar në favor të korrupsionit në gjyqësor, është i rreshtuar një favor të paaftësisë që drejton sot gjykatat shqiptare, është në një kurs të theksuar anti-reformë, që shkon ndesh krejtësisht, jo thjesht më me perceptimin, por me një realitet politik dhe përfaqësues që ekziston në Shqipëri.
 
Shumica dërrmuese e shqiptarëve, e përdor apo nuk e përdor sistemin gjyqësor nuk ka fare rëndësi, është e bindur se sistemi gjyqësor është krejtësisht jashtë çdo lloj funksionimi normal dhe ky është shqetësim. Dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që duhet të ishte qeveria e gjyqësorit duhet të ishte në avangardën e reformave, ky këshill fatkeqësisht për arsye të dukshme të rreshtimit politik bën atë që bëri edhe me vendimet e refuzimit, jo thjesht sepse ishin propozime të Ministrit të Drejtësisë, se nuk është kjo më e rëndësishmja. Kushdo të ishte ministër do të bënte të njëjtat propozime, por këtu është fjala për të rreshtuar një institucion kushtetues jo brenda misionit kushtetues, por me një mision me një kurs krejt tjetër. Është një kurs i papranueshëm dhe i patolerueshëm.  KLD nuk i përfaqëson dot as gjykatësit shqiptarë, ta harrojnë ata që janë përfaqësues apo mbrojtës të gjykatësve shqiptarë aq më tepër të pavarësisë së gjyqësorit. E papranueshme, skandaloze ishte deklarata e Këshillit të Lartë të Drejtësisë pas mbledhjes gjoja me demek në emër të pavarësimit të gjyqtarëve, ata i japin legjimitetit vetes që të mbrojnë korrupsionin.  
 
Lëvizja Socialiste për Integrim sigurisht në përbërje të mazhorancës së sotme në përbërje të qeverisë shqiptare është e rreshtuar sigurisht qartazi jo thjesht dhe vetëm në mbrojtje të Ministrit të Drejtësisë, dhe kjo është padiskutim krenaria jonë dhe detyra jonë që e bëjmë një gjë të tillë, por më së pari jemi të rreshtuar në favor të reformave dhe më së pari në favor të çdo lloj iniciative të luftës anti-korrupsion. Gjykata duhet të ishte dhe është në definicion garancia e çdo lloj lufte anti-korrupsion, por kur gjykata vetë krijon imazhin e korrupsionit, atëherë lufta ndaj korrupsionit bëhet e pamundur.  Nuk mbrohet pavarësia e gjyqësorit nga korrupsioni, korrupsioni nuk mbron askënd, korrupsioni është krim dhe duhet ndëshkuar. I paafti nuk të mbron të lë në baltë dhe kjo është e sigurt dhe kjo KLD i ka këto dy cilësi. Kështu që ne jemi për të nxitur çdo mendim qytetar të gjyqtarëve dhe prokurorëve të këtij vendi, që të jenë në favor të reformës, ashtu siç nxisim dhe mbështesim çdo punonjës të drejtësisë që ndien qoftë dhe indirekte presion politik për çështje konkrete ta denoncoj, por ajo KLD nuk e mbron, është e sigurt", u shpreh Manjani.  
 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2019 - 20:51

Në përurimin e stadiumit të ri "Air Albania" stadium kryeministri Rama i është përgjigjur të gjithë kritikëve, të cilët e kanë konsideruar atë si qendër tregtare.

Postuar: 17/11/2019 - 20:40

Kryeministri Rama ndodhet në këto momente në stadiumin e ri  të Kombëtares së Shqipërisë për

Postuar: 17/11/2019 - 19:45

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, bashkë me djalin e tij

Postuar: 17/11/2019 - 18:44

Presidenti Ilir Meta do të takohet të martën me krerët politikës të opozitës së bashkuar në orën

Postuar: 17/11/2019 - 18:37

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar ndaj deklaratave të ish

Postuar: 17/11/2019 - 18:14

Sekretari i LSI-së Endrit Braimllari akuzoi deputetët e PS-së Ulsi Manja dhe Fatmir Xhafën se po

Postuar: 17/11/2019 - 17:27

Ministrat e BE-së më 19 nëntor për herë të parë propozimin francez për reformimin e politikës së