Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Manjani replika të drejtpërdrejta me Fugën: Në godinën e Akademisë do ndërtohet “kulla shkencore”. Reagon ashpër akademiku: Krimi është më i madh se…

Postuar: 24/05/2019 - 14:03

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka replikuar në rrjetet sociale për akademikun Artan Fuga, për zgjedhjen e Skënder Gjinushit si kryetari i Akademisë së Shkencave.

Në Facebook, ish-ministri Ylli Manjani, ka nxjerr një variant të ri për godinën e Akademisë së Shkencave, që sipas tij do jepet me koncension (PPP) për të ndërtuar atë që ai e quan “kulla shkencore”.

Sipas Manjanit me zhvendosjen e godinës së Parlamentit do t’i hapet rrugë ndërtimit të kullave në godinën ku sot është Akademia e Shkencave.

Ndaj sipas tij zgjedhja e Gjinushit, s’ka të bëjë me shkencën, por me tullat, llaçin dhe betonin.

“Është më “tokësor” problemi. Godina e Akademisë së Shkencave do jepet me PPP shkencore për një kullë gjithashtu shkencore… Bashkë me zhvendosjen e parlamentit bie dhe godina e Akademisë. I emëruari i sotëm është personi i përshtatshëm për këtë punë…  Nuk ka të bëjë më as me shkencë e as me karrierë në të. Ka të bëjë me tulla, llaç e beton…  Turp, është shumë pak të thuash!  Ah, kam një komshi 89 vjeç, mbase e bind të shkojë të votojë….”, shkruan Manjani.

Ndërkohë që Artan Fuga në përgjigje të komentit të ish-ministrit të Drejtësisë, thekson se nuk është dakord me qëndrimin e Manjanit, pasi krimi sipas tij është më madhor se aq.

“Sot nuk jam dakord në asnjë fjalë me ju z. Ylli Manjani, mos i ktheni kaq lehtë dramat e kulturës shqiptare ne interesa tullash, është një krim madhor! Behet mbi universitetet kudo që ndodhet, mbi institutet kudo që janë e kështu me radhe. Nuk është çështje thjesht hapësirash për ndërtim, por hapësirash te mendjes dhe identitetit kombëtar! Ju faleminderit dhe me respekti!”, thekson Fuga.

 Replikat Manjani-Fuga

Ylli Manjani: Është më “tokësor” problemi. Godina e Akademisë së Shkencave do jepet me PPP shkencore për një kullë gjithashtu shkencore… Bashkë me zhvendosjen e parlamentit bie dhe godina e Akademisë. I emëruari i sotëm është personi i përshtatshëm për këtë punë…  Nuk ka të bëjë më as me shkencë e as me karrierë në të. Ka të bëjë me tulla, llaç e beton…
Turp, është shumë pak të thuash!  Ah, kam një komshi 89 vjeç, mbase e bind të shkojë të votojë….

 Artan Fuga: Sot nuk jam dakord në asnjë fjalë me ju z. Ylli Manjani, mos i ktheni kaq lehtë dramat e kulturës shqiptare ne interesa tullash, është një krim madhor! Behet mbi universitetet kudo që ndodhet, mbi institutet kudo që janë e kështu me radhe. Nuk është çështje thjesht hapësirash për ndërtim, por hapësirash te mendjes dhe identitetit kombëtar! Ju faleminderit dhe me respekti! Af

Ylli Manjani: Artan Fuga dakord jam dhe unë, por i shkërmoqën me shumë “sukses” të gjitha këto institucione, që ditën kur bënë ligjin “Për Arsimin e Lartë”.  Dhanë prova të dukshme kur ju sulën zgjedhjeve në Universitet, për të kontrolluar tenderin e kampusit Universitar, shumë e majme kjo.

Akademia e Shkencave ishte e fundit në këtë piramidë që duhej rrëzuar, jo për cilësinë e shkencës, se ka kohë që kjo nuk kuptohet në asnjë vendimmarrje të shtetit, po për cilësinë e truallit ku gjenden zyrat e saj.

Janë kaq banalë! Asnjë iluzion nuk kam. Ndërsa beteja e Juaj dhe e shumë pak të tjerëve si Ju, ka të bëjë me parimin, cilësinë por edhe demokracinë. Për këto gjera pushteti (që gjithnjë e më shumë bindem se vjen nga fjala pusht) nuk ka interes. Druaj se as politika më gjerë pushtetit ka të njëjtën sindromë.

Pak ose aspak mendohet për Arsim, shkencë e cilësi. Shumë mendohet për para, sepse me to mendojnë se do shpojnë diellin, apo hedhin ujin përpjetë.. Disa edhe ja kanë parë hajrin këtij realiteti….

Por, që të sqarohemi, unë mbetem thellësisht në mbështetje të çdo beteje Tuajes. Ashtu siç mbështes edhe krijimin e Akademisë së mendimit kritik Fuga. Se në fund të fundit, ç’është Akademia? Një shkollë mendimi që mbledh mendimtarë e ndjekës.  Nejse, ndoshta e tepër sot kjo temë, por ky shtet nuk prodhon më asgjë përveç se tulla e beton… Përshëndetje dhe kënaqësi edhe kur s’biem dakord, sepse merremi vesh.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2019 - 16:41

Pasardhësi i Saimir Tahirit në krye të ministrisë së Brendshme, Fatmir Xhafaj mbështet hapur qëndrimin e ndërkombëtarëve se vendimi i gjykatës për t’a dënuar Tahirin ishte i duhuri.

Postuar: 20/09/2019 - 16:30

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare Ermonela Felaj, njëkohësisht deputete e shumicës soc

Postuar: 20/09/2019 - 16:25

Ish-deputeti demorkat, Gent Strazimiri e quan vendimin e  Krimeve të Rënda për të liruar nga

Postuar: 20/09/2019 - 16:20

Ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili përmes një statusi në Facebook thekson se

Postuar: 20/09/2019 - 16:04

Kryetarja e Grupit të Demokratëve në Parlament, Rudina Hajdari e ka quajtur vendimin e Gjykatës s

Postuar: 20/09/2019 - 15:47

Pas vendimit që dha dje Gjykata e Krimeve të Rënda për ish-ministrin Saimir Tahiri, duke e dënuar

Postuar: 20/09/2019 - 15:41

Ish-ministri Saimir Tahiri ka vendosur të reagojë pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda.