BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Manjani: Sistemi i drejtësisë në kolaps, çfarë po ndodh me ikjen e Llallës

Manjani: Sistemi i drejtësisë në kolaps, çfarë po

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, me anë të një postimi në faqen e tij të Facebook, ka reaguar lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Përgjithshme, pasi Adriatik Llallës i mbaron mandati pas një muaj.

Manjani shkruan se sistemi i drejtësisë është në kolaps teksa analizon se cfare ndodh me ikjen e Llalles para dates 3 dhjetor, kohe pas te ciles prokuroria mbetet pa drejtues.

STATUSI I MANJANIT

Një boshllëk ligjor që nuk mund të plotësohet me shkelje të Kushtetutës.
—————-
Një vit e gjysmë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, shteti ( sistemi i drejtësisë) është në kolaps! Gjykatat e Larta janë jashtë funksionit, gjykatat e zakonshme krejt jashtë kontrollit, prokuroria e decentralizuar tashmë të kujton sistemin e hozrashotit Rus; Inspektimi nuk ekziston fare; numri i çështjeve të pa gjykuara është i madh dhe vetëm rritet.
Njerëzit nuk dinë ku të përplasin kokën!
Askush nuk e di nga ta kapë! Kushtetuta, veçanërisht nenet tranzitore të saj, hynë e dolën nga fuqia pa u zbatuar thuajse fare. Ligjet e vjetra dhe ato të rejat janë pjesërisht në fuqi dhe përplasen me njëra tjetrën. Kaos spektakolar! Përgjegjësi nuk mban askush. Reformë e shkuar reformës!
Për pak ditë, nëse mandati i Prokurorit të Përgjithshëm nuk mbaron parakohe, edhe Prokuroria mbetet pa drejtim. Ky është një prej boshllëqeve më të dukshme që prodhon reforma e miratuar në letër, por e pazbatuar. Mos krijimi ende i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) bllokon të gjithë skemën e emërimit të prokurorit të ri. Prokurorit aktual i mbaron mandati me 3 dhjetor.
Ndërkohë, nuk ka një Zëvendës Prokuror të Përgjithshëm, sepse procesin e zgjedhjes së tij e ndaluan të gjithë (ambasadorët më së shumti) para disa muajsh.
EURALIUS dhe OPDAT, nxituan të bëjnë një interpretim të tyrin, në injorim të Kushtetutës dhe jo krejtësisht në përputhje me ligjin e ri për Prokurorinë. Se përse e bënë këtë e dinë ata, por qartësisht kjo logjikë e tyre shkon për shtat me logjikën e qeverisë që kërkon të zgjedhë fët e fët një prokuror të sajin, qoftë dhe të përkohshëm. Në fakt tani ka “halle” qeveria më vonë do kenë marrë një drejtim…
Sidoqoftë, leximi i kujdesshëm i nenit 109.2 të ligjit për Prokurorinë, (nen tranzitor ky) kuptohet qartë se me dtë 3 dhjetor Prokuroria Shqiptare mbetet pa drejtues! Në këtë pikë jam dakord me mendimin e Artan Hoxhës. Pra, nëse Adriatik LLalla nuk ikën para datës 3, Prokuroria mbetet pa drejtues.
Ky është interpretimi gjuhësor, logjik dhe kronologjik i nenit 109.2 i parë edhe në harmoni me Kushtetutën dhe me të gjithë nenet e ligjit në fjalë.

Boshllëk e shkuar boshllëkut!
“Republika e Ekspertëve” nuk ka asnjë fjalë për këtë fakt të rëndë! Ska se si të ketë! Kjo Republikë punon me ditë pune, të paguara mirë madje. Nuk i kërcet shumë se çndodh me shtetin. E rëndësishme për ta është të sigurohet financimi për projektin e radhës…
Ndërkohë “Republika e Diplomatëve” po eksploron për punën e radhës, në karrierat Personale… Loja me peshq e me sorra mbaroi!
Politika përpiqet ta zgjidhë boshllëkun, por në mënyrën e saj. Qeveria thotë caktojmë një të përkohshëm me shumicë të thjeshtë. Opozita, ndonëse jo shumë e qartë në deklarim publik, do kërkojë garancitë e një procesit Kushtetutes.
Në këto kushte zgjidhjet që kërkohen janë jashtë llogjikës së ligjeve të shkruara. Jashtë kësaj korrnize me shumë gjasë do fitojë “i forti”.
Pra peshku i madh që nuk kapet, sepse qeveris!
I forti mund të zgjedhë një prokuror që do, nën përkufizimin “ i përkohshëm”. Por mund të bëjë edhe kompromis me këtë që është, megjithë sherret e brendshme që mund të këtë qeveria nëse zgjidhet ky opsion… Teorikisht të dyja janë të mundshme. Kapelja ligjore i vihet cilesdo zgjidhje, përsa kohë që Kushtetuta dhe ligji kanë dalë nga loja.
E përsëris ky arsyetim vlen pas datës 3 dhjetor.
Ndërkohe insistoj: cilado qoftë zgjidhja që eksplorohet apo do përdoret, Prokurori i Përgjithshëm ( i përkohshëm ose jo) duhet të zgjidhet apo të caktohet, vetëm me të paktën 3/5 e votave të Kuvendit. Kjo shumicë do të kërkohet për plortësim vendi vakant në cdo kohë që mund të ndodhe! Kjo kërkesë do ta mbyllte disi kontestin politik dhe do ta afronte zgjidhjen e përdorur me Kushtetutën dhe me Ligjin. Zgjidhjet e tjera janë vetëm për “peshqit e mëdhenj”….

Më të lexuarat