BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Manovrat për amnistimin e Metës, ja si u bllokua raporti i opozitës dhe u shmang votimi i fshehtë, zbardhen debatet në Konferencën e Kryetarëve

Manovrat për amnistimin e Metës, ja si u bllokua raporti i

Zbardhen lëvizjet në prapaskenë për të ndaluar shkarkimin e Ilir Metës. Mazhoranca mori një kthesë të beftë, duke vendosur të tërhiqet nga shkarkimi i presidentit dhe është kujdesur deri në fund që të mos ndodhte asnjë surprizë në seancën parlamentare. Gazeta ka siguruar procesverbalin e Konferencës së Kryetarëve, ku janë zbardhur të gjitha debatet që kanë ndodhur. Gjatë punimeve të Komisionit Hetimor u hartuan dy raporte, një nga mazhoranca që la në detyrën e presidentit Ilir Metën dhe një nga opozita, që kërkonte shkarkimin e tij. Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, opozita kërkoi që në Kuvend të hidhen për votim të dyja raportet dhe ai që merrte më shumë vota do të vendoste nëse Meta do vazhdonte të qëndronte në zyrën e Presidencës apo jo. Ka qenë kreu i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi ai i cili gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve u shpreh se raporti në emër të pakicës parlamentare duhet të kalonte për votim, duke shtuar se nuk duhet të mbahet në seancën plenare vetëm një raport. “Zoti Kryetar, në dijeninë time, ka dy raporte të Komisionit Hetimor. Pra, nuk ka një vendim të unifikuar të Komisionit Hetimor që të ketë dalë me një raport. Unë di, kolegu Manja, se nga ai komision kanë dalë dy raporte: një raporti është i pakicës dhe raporti tjetër është i shumicës. Kështu që, sipas Rregullores, zoti Manja do të më korrigjojë nëse e kam gabim, duhet të votohet ndoshta raporti i pakicës në fillim, të cilët kanë kërkuar tjetër gjë, sepse nuk mund të mbahet vetëm një raport në seancë. Zoti Manja, ju do të mbani raportin në emër të shumicës parlamentare, ndërsa një nga kolegët e mi opozitarë, zoti Zeneli apo zoti Valteri, do të mbajë raportin në emër të pakicës dhe të votës që ka deklaruar në atë komision. Më pas le të kalojmë në dy orë diskutime, pra edhe unë jam dakord për kohën e seancës të ditës së hënë”, tha Murrizi.

Kundërshtia e mazhorancës

Por kundër Myslim Murrizit doli kreu i Komisionit të Ligjeve, njëherësh kreu i Komisionit Hetimor, Ulsi Manja. Gjatë fjalës së tij, Manja u shpreh se raporti i hartuar nga opozita nuk është i plotë, pasi sipas tij aty paraqitet vetëm mendimi personal i deputetit Halit Valteri dhe jo mendimi i pakicës në Parlament. “Zoti Murrizi, në atë komision hetimor relator ishte zoti Valteri. Pakica parlamentare përfaqësohej nga 4 kolegë, ndërkohë që zoti Valteri aty përfaqësoi vetëm mendimin e i tij dhe të zotit Zeneli. Në variantin se si e ka depozituar zoti Valteri është diskutimi i tij, ndërsa dy nga kolegët e pakicës kanë votuar pro shumicës në komisionin hetimor për të pasur atë raport që ne ia kemi propozuar seancës. Sigurisht, ne ia kemi bashkëngjitur raportit të komisionit hetimor edhe mendimin e zotit Valteri, por ai përfaqëson mendimin e tij dhe jo të pakicës në komision, sepse pakica në komision përbëhej nga 4 deputetë”, tha Manja.

Reagon Ruçi

Ndërsa kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi u shpreh gjatë fjalës së tij se për votim do të kalojë vetëm një raport, duke bërë që raporti i mazhorancës që shpëtoi Metën nga shkarkimi të ishte i vetmi që të kalonte. “Ju lutem, ka një raport dhe ka një ligj për këtë çështje, kur ka pakicë, qoftë edhe një, ai paraqet pjesë të raportit, qoftë edhe dy, zoti Manja, qoftë edhe tre apo qoftë edhe mendimin e pakicës opozitare. Në rastin konkret nuk kemi një unifikim të të gjithë pjesëtarëve, por kemi një mendim të të dyve, atëherë propozimi i tyre do të përfshihet në raport. Atëherë, ju që do të mbani raportin në emër të komisionit mund t’i lexoni, por edhe mund të mos i lexoni dhe t’i krijojmë mundësinë njërit prej të dyve, pra jo të dyve, për të paraqitur mendimin e pakicës. Lidhur me votimin, sqaroj se nuk ka dy votime, por ka vetëm një votim dhe votimi bëhet për raportin me mendim shumice dhe me mendim pakice, pra si të gjitha votimet e hapura që bëhen për çështje të tjera. Pra, me këtë besoj se i mbyllim çështjet që kishim sot për diskutim”, tha Ruçi. Lëvizjet tregojnë se ndoshta PS i trembej votimit, pasi nëse do të hidhej në votim raporti i opozitës, atëherë votimi do të ishte i fshehtë. Sipas rregullores, kur propozohet shkarkim duhet votim i fshehtë dhe duke qenë se në PS nuk e kapërdinë dot tërheqjen nga shumë deputetë mund të kishte surpriza.

Më të lexuarat