BREAKING NEWS

Dakordësia për reformën zgjedhore, reagon kryeministri Rama: Nuk është humbje për Bashën. Marrëveshja është rikthim në realitet, ka anë pozitive

Dakordësia për reformën zgjedhore, reagon kryeministri Rama: Nuk
x

Politike

Maqedonia e Veriut anëtarësohet në NATO, reagon Lulzim Basha

Maqedonia e Veriut anëtarësohet në NATO, reagon Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha uron për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Basha shkruan se ky është një proces i vonuar, por një arritje plotësisht e merituar.

“Kam kënaqësinë të uroj përzemërsisht, fqinjin tonë, autoritetet shtetërore, vëllezërit dhe motrat tona dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, mirëseardhjen në familjen e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Pa asnjë mëdyshje, ky është një proces i vonuar, por një arritje plotësisht e merituar, një ngjarje historike për MV dhe me peshë gjeostrategjike për NATO-n, që do të shërbejë si një vlerë e shtuar për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe mirëqenien e rajonit tonë. Uroj dhe besoj fort që shpejt aleancës sonë t’i bashkohen edhe vendet e tjera të rajonit, dhe që politika e suksesshme e zgjerimit të NATO-s në rajon, të shërbejë si shembull për procesin e anëtarësimit të vendeve tona mbi bazë të meritës në Bashkimin Evropian,” shkruan Basha.

 

Më të lexuarat