BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Maqo Lakrori: PS në rrezik, do ta mbrojmë nga oligarkët dhe autoritarizmi, ngjarja në Elbasan si gjyqet e Enverit, në 2017 përballja e madhe

Maqo Lakrori: PS në rrezik, do ta mbrojmë nga oligarkët dhe
Maqo Lakrori, një prej themeluesve të Partisë Socialiste, ish-kandidat për kryetar i PS në 2009, ish-ministër, ish-deputet i PS, sot pjesë e forumeve të larta të kësaj partie, gjatë një interviste për Gazetën SOT, ka komentuar zhvillimet në partinë politike më të madhe në pushtet. Lakrori pohon se kërkesa për KGS, për konstatimin e shkeljeve statutore dhe paligjshmërinë e mandatit të kryetarit, është pjesë e përpjekjeve për të rivendosur demokracinë e humbur në Partinë Socialiste. Lakrori shton se debati nuk konsiston se cili do të jetë kryetari i radhës, por ka të bëjë me ndryshimin e mentalitetit drejtues të partisë, nga një drejtim personal në drejtim kolegjial. Duke iu referuar qëndrimit të drejtuesve aktual të PS, për ndjekjen e shembullit laburist, Maqo Lakrori mendon se kemi të bëjmë me një abuzim naiv dhe të dëmshëm me këtë shembull. Sa i takon pritshmërive të Kongresit, ai thotë se duket një analizë e qeverisjes qendrore dhe vendore, duket një projekt për politikat e zhvillimit, por shtoi se Kongresi mund të kalojë edhe me një fjalim, çdo do të ishte skenari më i keq. Maqo Lakrori është ndalur edhe tek ngjarja e fundit në Elbasan, ku pati një tentativë për të dhunuar deputetin Ben Blushi. Kjo ngjarje, Lakrorit i ka sjellë në mendje gjyqet e kohës së Enver Hoxhës. Për të theksuar përkeqësimin e demokracisë në PS, ai sjell në mendje debatet në KPD e famshme, kur pati shumë debate dhe kundërshtime, por askush nuk u kanos. 
 
 
Z. Lakrori, disa ditë më parë, keni firmosur një kërkesë, drejtuar Komisionit të Garancive Statutore në PS, për evidentimin e shkeljeve statutore, përfshirë këtu edhe paligjshmërinë e mandatit të kryetarit. Kemi të bëjmë thjeshtë me një shqetësim për dhunimin e normave statutore në PS apo me një lëvizje politike kundër linjës së kryetarit të partisë, njëherësh kryeministër i vendit?
 
Disa drejtues vazhdojnë të shkelin Statutin e PS, domethënë të partisë që fitoi zgjedhjet e 2013, i veshi këta individë me pushtet përfaqësues dhe i çoi në zyrat e shtetit. Këta harruan shumë premtime, përfshirë komunikimin e organizuar me strukturat e PS. Ky komunikim i domosdoshëm në statutin tonë përmblidhet në përcaktimin parimor; “PS është parti elektorale dhe funksionale”. Harruan edhe ftesën që i bënin të rinjve dhe cilitdo tjetër përpara zgjedhjeve të 2013, që të angazhohej në PS, sepse vetëm kështu do të mund të merrte pjesë në aktivitete në jetën politike të vendit dhe në zhvillimin e tij. Javët e fundit po përsëritin të njëjtin premtim. Përse? Duket qartë, thjesht dhe vetëm ngaqë po trokasin zgjedhjet e 2017. Kërkesa jonë për KGS është pjesë e përpjekjeve tona për të rivendosur demokracinë funksionale në Partinë Socialiste. Në këtë kërkesë, referencë janë treguesit e kësaj demokracie, jo emrat e përveçëm.
 
 
A nuk ju duket i panevojshëm, madje edhe dëmtuese për Partinë Socialiste, debati për legjitimitetin e mandatit të kryetarit, në kushtet kur misioni kryesor i një kryetari partie është që të sjellë forcën politike që drejton në pushtet? 
 
Është debat shumë më i thellë se sa “kush do të jetë kryetari i radhës”. Vetëm për kaq nuk do t’ia vlente që të merreshim me këtë çështje. Debati është shumë i domosdoshëm dhe i dobishëm, sepse synon ndryshimin e mënyrës së drejtimit, nga drejtim personal në kolegjiale, nga diktat në argument, nga votë e manipuluar në votë të lirë, nga parti thjesht elektorale që sjell e mban në pushtet një grup individësh, në parti funksionale, që në mënyrë sistematike analizon politikisht qeverisjen që i bëhet vendit në emër të saj e të votuesve të saj dhe vepron politikisht për korrigjimin e gabimeve që bëjnë përfaqësuesit e saj në pushtetin shtetëror qendror e vendor. Debatit të organizuar partiak dhe transparent për opinionin publik i shmangen vetëm ata persona të veshur me pushtet politik, që kanë abuzuar e vazhdojnë të abuzojnë me këtë pushtet për pasurimin e tyre të paligjshëm, dhe që angazhimin e dikurshëm elektoral për t’u shërbyer të tjerëve, po e degradojnë çdo ditë e më tepër në përpjekje për sundim mbi të tjerët. 
 
Si e vlerësoni reagimin e lidershipit socialist pas kërkesës drejtuar KGS? 
 
KGS nuk e ka dhënë ende vlerësimin e vet. Por, ndërkohë, disa nga drejtuesit aktualë të PS e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre duke sjellë si shembull modelin laburist. Përmendim modelin laburist, por në fakt ndër të gjithë normat e rregullat e statutit të Partisë Laburiste të Britanisë së Madhe dhe nga e gjithë historia mbi njëshekullore e veprimtarisë së asaj partie, veçojnë vetëm atë punën e kryetarit kryeministër. Laburistët britanikë janë një referencë shumë e mirë, por kjo nuk do të thotë që të abuzosh me shembullin e tyre. Është një abuzim sa naiv aq edhe i dëmshëm me shembullin e një partie tjetër, sidomos kur ajo i përket dhe funksionon në një vend me histori, organizim politik e shoqëror, mentalitet, sistem zgjedhor, ekonomi, financa, zbatueshmëri ligji e gjithçka tjetër shumë të ndryshme nga Shqipëria. 
 
Cilat janë pritshmëritë tuaja për Kongresin e PS? 
 
Sipas mendimit tim, një Kongres partie përfshin periudhën përgatitore dhe mbledhjen për vendimmarrje. Pra, Kongresi në fjalë ka filluar në korrik 2015 dhe do të mbyllet më 19 ose 20 mars 2016. Gjatë gjithë kësaj periudhe është punuar vetëm për pranime të reja, zgjedhje të kryetarëve të organizatave socialiste dhe delegatëve. Por, edhe sikur ky proces të ishte kryer në mënyrë të përkryer, përsëri periudha përgatitore disamujore lë shumë për të dëshiruar, nga pikëpamja e interesave të vendit dhe të vetë PS. Asnjë analizë e qeverisjes qendrore e vendore nuk është bërë në organizatat socialiste, pa folur për forumet e tjera. Asnjë projekt-vendim për strategjinë dhe politikat e zhvillimit ekonomik e shoqëror, për programin themelor dhe statutin e partisë, apo edhe për çështje të tjera më specifike nuk është paraqitur e diskutuar në organizatat socialiste. As vlerësimi që i bën qeverisjes komuniteti ku bëjnë pjesë socialistët nuk është tërhequr në mënyrë të organizuar. Atëherë, çfarë mendimi do të përfaqësojë dhe për çfarë do të votojnë delegatët tanë? Jo nga fjalimet e parapërgatitura, por nga vendimmarrja e Kongresit do të mund të vlerësojmë se çfarë arriti e çfarë jo ky Kongres. Kjo vendimmarrje do ta provojë gjithashtu se cilat interesa përfaqëson shumica e delegatëve të këtij Kongresi.
 
Edi Rama tha se “qentë le të lehin, karvani shkon përpara”. Sipas jush, si po ecën karvani i qeverisë dhe i Partisë Socialiste? 
 
Mendoj se emërtime të tilla janë të tepruara, qoftë edhe kur përdoren në mënyrë figurative. Sidomos kur bëhet fjalë për njerëz dhe institucione të PS apo të ndonjë partie tjetër qofshin. Dhe Rama e ka përdorur publikisht këtë shprehje, madje disa herë. Kështu, pa dashje ka pohuar “me zë e me figurë” thelbin e mendësisë së tij autoritariste dhe gjendjen reale të funksionimit të demokracisë në PS. Pa dashje i ka dhënë një arsye më shumë përpjekjeve tona për të rivendosur sa më parë funksionimin demokratik në PS. Ky lloj perceptimi e vlerësimi atavist i një kryeministri, për njerëzit që mendojnë ndryshe prej tij, të kujton kohën e diktaturës dhe është i papranueshëm në Shqipërinë e vitit 2016, anëtare e NATO-s dhe kandidate për në BE. Normalisht, Rama duhet të kërkojë ndjesë publikisht për këtë fyerje kolektive. 
 
 Si e vlerësoni qeverinë “Rama” në raport me premtimet dhe pritshmëritë e qytetarëve? 
 
Jemi ende mjaft larg. Ato punë që janë bërë mirë, fjala vjen një pjesë e pedonaleve dhe zbukurimeve të tjera në disa qytete e rrugëkalime të vendit, disa investime në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike apo edhe disa investime në fusha të tjera, janë të pamjaftueshme referuar pritshmërisë së qytetarëve. Është shkelur premtimi kryesor: Do të jemi shërbëtorë të popullit! Shërbimi po zëvendësohet nga sundimi dhe korrupsioni është futur kudo. Janë stërholluar metodat, por ndërkohë vazhdon çdo ditë gërryerja e shpresës për më mirë. Dhe s’ka “model laburist” që ta mbulojë këtë gjendje. Qeveria jonë duhet të ndërmarrë urgjentisht një veprim konkret, të matshëm nga çdo shtetas shqiptar: të verifikojë e të publikojë pasuritë materiale e monetare të secilit politikan, “të majtë” e “të djathtë”, që kryen ose ka kryer funksionet e presidentit, kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ministrit, deputetit dhe kryetarit të bashkisë. Ky proces duhet të përmbyllet me dërgimin e këtyre çështjeve në gjykatë, për të ligjëruar sekuestrimin e pasurive të paligjshme dhe dënimin sipas ligjit të cilitdo pushtetari ose ish-pushtetari që ka abuzuar. Kuadri ligjor ekzistues është i mjaftueshëm. Po të bëhet kjo, atëherë njerëzit edhe mund të durojnë deri sa të gjitha premtimet të mbahen. Madje edhe mund të falin nëse disa premtime nuk mbahen dot. Por njerëzit nuk falin dhe nuk ka përse të falin mashtrimin dhe abuzimin me pushtetin.
 
Si e shihni sot ju nivelin e demokracisë në PS krahasuar me kohën para 2005? Çfarë mendimi keni për ngjarjen e para pak ditëve, në takimin e socialistëve të Elbasanit?
 
Ka dallim shumë të madh, për fat të keq si nata me ditën! Në mënyrë të koncentruar, shumë të dhimbshme por edhe fare qartë për cilindo, këtë dallim cilësor e tregoi ngjarja tronditëse e takimit të Elbasanit. Një situatë e tillë, e denjë për gjyqet publike të kohës së Enver Hoxhës, do të ishte e paimagjinueshme në PS e para 2005. Kujtoni për shembull KPD e “famshme”, ku u tha se çfarë nuk u tha, por ku askush nuk u kërcënua dhe gjithçka u bë hapur për mediat dhe opinionin publik. Uroj që ngjarje si kjo e Elbasanit të mos përsëriten më kurrë! Por edhe kaq sa ndodhi mjafton për të dhënë alarmin “demokracia në rrezik”. Kjo ngjarje është një motiv më shumë, në radhë të parë për anëtarët e Partisë Socialiste, që të angazhohen me përkushtim për rikthimin e funksionimit demokratik në PS. Kam parasysh socialistët e të gjithë brezave, që sot ndodhen në Shqipëri ose në emigracion. Duke filluar nga ato dhe ata që themeluan e modernizuan PS në kohët më të vështira (kur anëtarësia në Partinë Socialiste shpaguhej rëndë me fyerje, largim nga puna, spiunim, ndjekje, rrahje e burgosje) e deri te të rejat dhe të rinjtë që shtojnë radhët e saj sot.
 
Si e parashikoni sfidën e zgjedhjeve të 2017?
 
Mendoj se, në thelb, 2017 do të jetë përballja e madhe politike ndërmjet dy fronteve: frontit të bashkuar të socialistëve e progresistëve të tjerë, nga njëra anë, dhe frontit të bashkuar të oligarkëve “të majtë” e “të djathtë”, nga ana tjetër. Nga njëra anë do të jenë njerëzit që duan të jetojnë me punë të ndershme, pra do të jetë shumica dërrmuese e të punësuarve dhe e të papunëve, kurse nga ana tjetër politikanët e fshehur pas emblemave dhe sloganeve partiake “të majta” e të “djathta”, pronarë të vilave të ndërtuara ose të blera me paratë e vjedhura falë pushtetit politik, pronarë edhe të pasurive të tjera të paligjshme në të gjitha format e mundshme. Këta të fundit falë politikës, parasë dhe demagogjisë do të bëjnë gjithçka që të mos pësojnë fatin e Janukoviçit, Sanaderit, Pontes apo të tjerëve, por fuqia e socialistëve dhe progresistëve të tjerë të bashkuar do t’i mundë demokratikisht. Do të jetë beteja e madhe zgjedhore, jo thjesht dhe vetëm ndërmjet partive politike të vjetra e të reja, por beteja për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë. 
 

Më të lexuarat