Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mark Gjonaj fiton garën e demokratëve për Këshillin e Nju Jorkut

Postuar: 13/09/2017 - 17:00

Kandidati për Këshillin e Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj, fitoi garën e rëndësishme mes demokratëve, në zgjedhjet për një qark të Bronksit, ku mporivalen më të afërt me rreth 4 përqind vota më shumë.

Zoti Gjonaj, i cili aktualisht është anëtar i Asamblesë së shtetit Nju Jork, falenderoi mbrëmë mbështetësit në një fjalim që mbajti përpara simpatizantëve sapo u bë e qartë se ai kishte fituar garën për Distriktin 13.

Ai mori 38.7 për qind të votave, kundrejt 34.4 për qind që mori rivalja Marjorie Velasquez. Kandidatët e tjerë nuk arritën të ngriheshin mbi kufirin 20 për qind.

Për Z. Gjonaj Shansi është më i madh që të bëhet shqiptari i parë në Këshillin e Nju Jorkut, kjo pasi ai konkuron në një zonë ku demokratët tradicionalisht fitojnë.

Sipas gazetës Daily Neës të Nju Jorkut, Gjonaj arriti të grumbullojë gjatë fushatës më shumë se 700 mijë dollarë, që shënon një rekord në garat për Këshillin Bashkiak që nga viti 1989.

Në një intervistë që i dha kohët e fundit Zërit të Amerikës, zoti Gjonaj, me origjinë nga Ulqini, tha se qëllimi që ai kandidon për Këshillin e Nju Jorkut është të ndihmojë komunitetin për të zgjidhur çështjet lokale dhe jo të avancojë për garat e vitit 2018 në Kongresin amerikan.

“Është në natyrën tonë t’ua shpërblejmë të tjerëve, është pjesë e traditës sonë. Ne jemi njerëz shumë bujarë, bëjmë më shumë për të tjerët sesa për veten tonë,” tha zoti Gjonaj, duke theksuar se Amerika i kishte dhënë shumë familjes së tij dhe se tani ishte koha që ai të kthente borxhin

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2017 - 22:45

Pasi kryeministri Edi Rama publikoi në “Facebook” një video nga projektet transformuese në kopshte dhe shkolla, lumë komentesh nisën në faqen e tij.

Postuar: 20/11/2017 - 22:36

Kryeministri Edi Rama u ka uruar “Natën e mirë” ndjekësve të tij në “Facebook” me një foto.

Postuar: 20/11/2017 - 22:23

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një letër Kryeministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, në të cilën pasi bën një përmbledhje të hapave që ka ndërmarrë Shqipëria në

Postuar: 20/11/2017 - 22:23

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një studenti të Fakultetit të Mjekësisë Dentare që flet për kushte të rënda në këtë institucion.

Postuar: 20/11/2017 - 22:12

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në një lidhje direkte nga zyra e saj për “Tonight Ilva Tare” thotë se 200 shkolla janë në gjendje të vështirë, por shton se jo d

Postuar: 20/11/2017 - 21:54

Deputetja demokrate Albana Vokshi e ftuar në “Tonight Ilva Tare” ka komentuar ngjarjen e rëndë në fshatin Shupenzë të Bulqizës ku u asfikuan 60 nxënës.

Postuar: 20/11/2017 - 21:30

Ish ministri i Financave në qeverinë Berisha ka folur në  studion e televizionit ABC News, ku ka përmendur edhe debatin për çështjen "Tahiri".