
“Nuk ka arsye që ta mbajmë pagën minimale aty, por...”, Rama jep lajmin fantastik për shqiptarët

Mark Nika: “21 Janari” një prej ngjarjeve më të rënda, e turpshme që ende nuk është vënë drejtësi për Aleksin

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Janar 2021

21 janari i këtij viti shënon 10 vite nga vrasja e 4 protestuesve në bulevardin përpara Kryeministrisë, ndërsa familjarët e viktimave kërkojnë ende drejtësi. Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës në një prononcim për gazetën “SOT” është shprehur i zhgënjyer se tashmë prej 10 vitesh qeveria nuk ka arritur të bëjë drejtësi dhe të dënojë ekzekutorët e kësaj ngjarje të rëndë. Ai u shpreh se kërkon drejtësi për nipin e tij dhe këtë jo nga qeveria aktuale, por nga drejtësia e re. “21 Janari është një nga ngjarjet më të rënda dhe sot që mbushen 10 vite, ne nuk po shohim drejtësi. Unë si xhaxhai i Aleksit të ndjerë që mbeti i vrarë gjatë protestës së 21 janarit të vitit 2011, jam shumë i indinjuar që po kalojnë kaq shumë vite dhe nuk po bëhet drejtësi. Ne presim drejtësi për 21 Janarin dhe atë nuk e kërkojmë nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama, por nga drejtësia e re”, tha ai. Ndër të tjera, Nika u shpreh se familjarët do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi duke e çuar çështjen edhe në Strasburg. Teksa përmendi paditë e bëra, ai theksoi se ato nuk janë bërë kundrejt përfitimit të shumave monetare siç është pretenduar, por vetëm për të vendosur drejtësi. “Ne kemi bërë padi dhe do të vijojmë të bëjmë padi, në mënyrë që të vendoset në vend drejtësia në vend për 21 janarin. Ne si familjarë të të ndjerit Aleks Nika do të lëvizim të gjithë gurët, do të bëjmë padi sërish edhe në Strasburg. Pra, ne kemi bërë padi dhe do të bëjmë në Gjykatën e Strasburgut, jemi në pritje, paditë janë penale dhe jo civile siç janë interpretuar që gjasme duam lekë. Ne nuk duam lekë dhe madje ato që ka dhënë gjykata do ua kthejmë. Ne nuk e shesim gjakun e Aleksit. Duam drejtësi”, theksoi ai. Sakaq, xhaxhai i të ndjerit Aleks Nika u shpreh se drejtësia në vend nuk funksionon, pasi sipas tij është e varur nga politika. Ai vijon më tej duke thënë se ata nuk do të ndalen deri sa këtë çështje ta çojnë deri në fund. “Aktualisht kemi parë dhe kjo është mëse e qartë që drejtësia nuk ka funksionuar, është politikisht e varur nga politika e djathtë, në drejtësi vijojnë të jenë ende gjyqtarë dhe prokurorë të varur nga Sali Berisha. Megjithatë, ne se kemi humbur durimin për 21 janarin dhe do t’i shkojmë deri në fund kësaj ngjarje të rëndë”, bëri me dije ai.
Më të lexuarat


Lulzim Basha uron 7 marsin në mënyrën më të veçantë, nxjerr FOTON nga dhoma e vajzës së tij

Biznesmeni i ankohet publikisht Ramës dhe i shpreh shqetësimin e madh, ja përgjigjja që i jep kryeministri

Analisti i njohur zbulon prapaskenat e lëvizjes së Albin Kurtit: Më bezdis që fut duart në punët e brendshme të Shqipërisë, këtë taktikë e përdor për...

Rama tregon arsyen se pse Shqipëria nuk merr vaksinën ruse dhe kineze, hedh poshtë pretendimin: Nuk është gjeopolitike!

Zgjedhjet e 25 prillit/ Lindita Nikolla bën deklaratën e fortë: Ky është një referendum për të nxjerrë në mërgim Berishën dhe për të larguar Metën!

“Nuk ka arsye që ta mbajmë pagën minimale aty, por...”, Rama jep lajmin fantastik për shqiptarët

Bujar Nishani bën dedikimin e ndjerë si asnjëherë më parë, publikon foton e prindërve dhe ka një mesazh special

Rama tregon ëndrrën që e lë pa gjumë dhe jep premtimin e madh: Është shumë e afërt dita...

E pyesin për investimet në veri, Rama e pranon hapur: Është një borxh që do ta shlyejmë, por... (Konferenca ‘LIVE’)

Kompania e tij u shpall fituese e projektit gjigant të aeroportit të Vlorës, Behxhet Pacolli reagon i emocionuar: Për herë të parë në tokat shqiptare...
