
“Më i izoluari”/ Artan Hoxha sjell në vëmendje ngjarjen e bujshme, jep mesazhin: Jeta vazhdon…

“Do vijnë ‘tmerrshëm’”/ Frrok Çupi plas ‘bombën’ për Berishën e Metën dhe bën paralajmërimin e frikshëm: Këta janë betuar!

Ballkani, “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, ja “Dora e Zezë” serbe që nisi Luftën e Parë Botërore

“Renditemi në vendin e shtatë në botë për kultivimin e kanabisit”, eksperti i kriminalistikës jep alarmin: Shqipëria tranziti dhe përpunimi i drogërave të forta, grupet kriminale nuk kanë më interes me...

“Shteti u ngrit në këmbë për atentatin ndaj Tom Doshit”, Klodiana Lala akuzon rëndë politikanët: Kur duan e dërgojnë telefonin e autorit brenda natës në Izrael, vrasjen e Xhuvanit po e...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Lala: Policia gënjeu, u minua institucioni, tentativa për të manipuluar ngjarjen. Karamuço: Ja pse shkuan në vendngjarje dy zv.drejtorët

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Klodiana Lala zbulon çfarë u gjetën në ‘ML’: Si gënjeu publikisht Ardi Veliu për ngjarjen e Elbasanit

“Ishte një ngjarje e rrezikshme, nuk iu falet”, Ervin Karamuço fajëson zyrtarët e policisë për vrasjen që tronditi vendin: Edhe gjyqtari ka shumë faj dhe përgjegjësi

Marrëveshja me Greqinë/ Qeveria Rama vendos ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë, ceremoni zyrtare çdo 28 tetor

Shkruar nga SOT.COM.AL 17 Dhjetor 2017

Qeveria shqiptare ka vendosur të ndërtojë varrezat e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke në vitet 1940-1941.
Këshilli i ministrave ka vendosur për ndërtimin e varrezave të reja ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941.
Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, të mërkurën më datë 13 dhjetor.
Ky kushte ka qenë ndër kryesoret që ka vendosur gati çdo qeveri greke në bisedimet greko-shqiptare.
Vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 e 5, të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr.10256, datë 25.3.2010, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
- Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të ndjekin procesin e shpronësimit të trojeve për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarakëve grekë, të rënë gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, të përcaktuar sipas marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr.10256, datë 25.3.2010, në bazë të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar.
- Ministria e Mbrojtjes, në bashkërendim me Ministrinë e Brendshme, të ndërmarrë të gjitha procedurat ligjore për marrjen në administrim të trojeve për ndërtimin e vendprehjeve, sipas ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”.
- Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me bashkitë të cilat do të jenë pjesë e procesit të kërkimit, identifikimit, zhvarrimit dhe varrimit të eshtrave, të sigurojë të gjitha lejet për procesin, të përgatitë të gjithë dokumentacionin shoqërues, si dhe të marrë të gjitha masat për të bërë të mundur fillimin dhe vazhdimin e procesit në zbatim të marrëveshjes.
- Prefekti i qarkut ku do të zhvillohen punimet e kërkimit, identifikimit, zhvarrimit dhe varrimit të eshtrave, në bashkëpunim me bashkitë përkatëse, të ofrojë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për zbatimin e procesit të kërkimit, identifikimit, zhvarrim-varrimit në territoret e tyre.
- Me urdhër të Kryeministrit, në zbatim të neneve 2, pika 5, dhe 4, shkronja “a”, të marrëveshjes, të përcaktohen ekspertët e palës shqiptare në Komitetin e Përbashkët të Ekspertëve Shqiptarë dhe Grekë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e eshtrave, si dhe ekspertët në terren të palës shqiptare.
- Ministritë dhe institucionet e tjera shtetërore, të përfaqësuara me ekspertë në Komitetin e Përbashkët në terren të përballojnë shpenzimet për realizimin e detyrave nga këto ekspertë, sipas legjislacionit në fuqi.
- Ministria e Mbrojtjes, në zbatim të pikës 8, të nenit 1, të marrëveshjes, të organizojë, në bashkëpunim me palën greke, ceremonitë zyrtare në përkujtim të të rënëve në luftë, çdo vit, në datën 28 tetor.
- Ministria e Financave dhe Ekonomisë të marrë masat e nevojshme për zbatimin e të gjitha procedurave të zhdoganimit dhe të përjashtimit nga detyrimet doganore sipas ligjit nr.10256, datë 25.3.2010.
- Vendimi nr.496, datë 29.6.2011, i Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr.10256, datë 25.3.2010”, shfuqizohet.
- Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe prefektët e qarqeve ku do të zhvillohen punimet për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Më të lexuarat


OKB nxjerr raportin për drogën, Shqipëria renditet e shtata në botë për kultivimin dhe përdorimin e kanabisit

Kreshnik Çollaku paralajmëron rrezikun që e pret PD në 7 korrik, thirrje demokratëve që të kenë kujdes: Ja ‘dhurata’ që mund t’i japim Ramës

‘Ftohje’ e marrëdhënieve me Berishën? Monika Kryemadhi zbulon vendimin e saj

Enkelejd Alibeaj: Ose do ta korrigjojmë Reformën Territoriale siç ne pretendojmë, ose do të ngelet kështu siç është

Duma del hapur në mbështetje të Berishës: Të gjithë më 7 korrik në shesh kundër qeverisë, është detyrim të jesh në protestat e PD

Ngritja e Komisionit për Investimet Strategjike, Tabaku: Justifikimi i mazhorancës absurd, do ta çojmë në Kushtetuese

Barometri i Sigurisë për 2022, “Zëri i Amerikës”: Korrupsioni, kërcënimi më i madh në Shqipëri

“Nëse do të çmendesh sot, mjafton të shohësh...”, rrëfehet Grida Duma: Djalin s’e lë të më shohë në TV

“Prap ti mor ftyrë m*t”, mbështetësi i Sali Berishës "shpërthen" ndaj Bashës: I shkoi jeta duke sabotu protestat

Kryemadhi e konfirmon, bashkohet me Berishën në protestën e 7 korrikut
