BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Marrëveshja PS-PD, koloneli i kallëzuar nga Kodheli emërohet ministër i Brendshëm, avokatja e Berishës zëvendëson Totozanin

Marrëveshja PS-PD, koloneli i kallëzuar nga Kodheli emërohet

Kuvendi ka miratuar dje 7 ministrat teknikë të propozuar nga PD, teksa mjaft prej tyre janë të njohur në botën politike dhe mediatike. Edhe pse duhet të ishin ministra teknikë, bëhet fjalë për individë mjaft të përfolur. Një ndër emrat që ka shkaktuar debat është ministri i ri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, ai i cili njihet si një kolonel me shumë përvojë në radhët e Forcave të Armatosura, por duket se është përfshirë edhe në mjaft “skandale”. Së pari, ai është shkarkuar nga detyra prej ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, pasi u zbulua se kishte kryer shkelje sa i takon ligjit për statusin e ushtarakut. Kujtojmë që Kodheli nëpërmjet një deklarate të ministrisë e akuzoi Demirajn se kishte kryer 104 udhëtime jashtë vendit pa lajmëruar eprorët, shkelje që sipas saj cenonin sigurinë kombëtare. “Të gjithëve u kërkohet zbatimi i ligjit aq më tepër ushtarakëve me gradë të lartë. Për fat të keq, kjo nuk rezulton të jetë e vërtetë për kolonelin Dritan Demiraj, i cili në mënyrë të përsëritur në më shumë se një rast ka shkelur ligjin ‘për statusin e ushtarakut’, duke dalë jashtë kufijve pa leje. Këto veprime konsiderohen shkelje të rënda të disiplinës ushtarake për aq kohë sa ushtarakë të kësaj grade disponojnë informacionin e klasifikuar që mund të cenojnë sigurinë kombëtare. Ky nuk është rasti i parë dhe as i vetëm që MM dhe SHPFA kanë vepruar në kushtet e shkeljes së rëndë të disiplinës e të ligjit”, thuhej asokohe në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërkohë edhe pas lirimit, Ministria e Mbrojtjes depozitoi ndaj tij dy kallëzime penale për keqpërdorim të forcave speciale komando. Sipas kallëzimit, Demiraj kishte angazhuar forcat komando në kundërshtim me ligjin në një kampionat europian për të rinjtë në peshëngritje, në qytetin e Durrësit, ndërsa në një tjetër rast i ka angazhuar në kërkim të floririt në zonat e Mokrës. Por përplasja e Dritan Demirajt me ministren Mimi Kodheli është më e thellë se kaq. Vëllai i kolonel Demirajt, Taulant Demiraj, ka qenë truproja e ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, në kohën kur Partia Socialiste ishte në opozitë , teksa kjo e fundit akuzoi SHIU-n se kishte përgjuar eksponentë të PS dhe diplomatë të BE në vendin tonë. Asokohe Taulant Demiraj mbante postin e nëndrejtorit të shërbimeve inteligjente ushtarake.

Avokatja e Popullit

Emri i cili ka shkaktuar më shumë debat sa i takon mandateve që ka lëshuar Rama, është ai i Erinda Ballancës. Dje, ajo mori postin e Avokates së Popullit, ndërsa e kaluara e saj nuk ka qenë dhe aq e pandikuar politikisht. Balanca njihet për një afrimitet me qeverinë “Berisha” dhe familjarët e saj. Ajo ka mbajtur nëpër gjyqe Sali Brishën dhe djalin e vajzën e tij. Madje, ajo ka qenë avokatja e Lulzim Bashës në gjyqin për rrugën Durrës-Kukës, ku lideri demokrat ia hodhi me procedurë vjedhjes së qindra miliona eurove. Erinda Ballanca ishte si avokate e kryeministrit Berisha në gjyqin e hapur ndaj tij nga e ëma e Edi Ramës për shpifje. Një tjetër çështje shumë sensitive është edhe gjyqi për pronat e gjykatësit të vrarë, Skerdilajd Konomi. Ballanca ka qenë avokatja e tij në procesin e zhvilluar në Gjykatën e Lartë nga Konomi. Pra, nga një kontroll i shpejt në internet i ministrave të rinj dhe Avokates së Popullit rezulton se shumica janë njerëzit e Sali Berishës, pasi vetëm Gazmend Bardhi është i Bashës. Ish-kryeministri duket e i kapi sërish institucionet kryesore të vendit.

Rigels Seliman

 

Më të lexuarat