Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Marrëveshje me opozitën, kërkohet datë për negociatat me BE

Postuar: 13/02/2018 - 15:18

Në sytë e eurodeputetëve, mazhoranca dhe opozita kanë gjetur dakortësinë dhe dolën me rekomandime të përbashkëta në përfundim të mbledhjes dyditore të Komitetit Ndërparlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Ajo që u përfol me herët, u konfirmua nga Taulant Balla.

“Kemi një dakordësi të plotë mazhorancë-opozitë, ku rekomandohet hapja e negociatave dhe caktimi i një date. Lajmi i mirë është që më në fund kemi një dokument të përbashkët edhe me opozitën. Jemi të gjithë bashkë për të punuar për Shqipërinë europiane”, deklaroi Balla.

Kjo ishte mbledhja e 12 e këtij komiteti. Në dy mbledhjet paraardhëse, pra në atë të 11-të dhe 10-të nuk ka pasur konsensus dhe punimet e këtij Komiteti nuk kanë dalë me një deklaratë të përbashkët.

Gjatë punimeve të së hënës Monica Macovei, që drejton delegacionin e parlamentarëve europianë, u kërkoi politikanëve në Tiranë që të lënë mënjanë sherret dhe të dialogojnë.

Pas kësaj thirrjeje, Taulant Balla që drejton delegacionin shqiptar përsëriti edhe njëherë ftesën drejtuar opozitës për një pakt kombëtar për Europën.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 33

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2018 - 11:56

Partia Demokratike ka mbledhur kryesinë paraditen e sotme, ku u diskutua në lidhje me votimin e projektbuxhetit të viti 2019.

Postuar: 20/11/2018 - 11:46

Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni iu drejtua ish-kryeministrit Sali Berisha me fjalët &l

Postuar: 20/11/2018 - 11:44

‘Vangjush Dako i fshihet opinionit publik, por llogaritë i ka bërë gabim.

Postuar: 20/11/2018 - 11:42

Politologu i njohur, Afrim Krasniqi ka argumentuar në një analizë të detajuar arratisjen e ish-kr

Postuar: 20/11/2018 - 11:29

Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, Kryeministri Rama mëngjesin e sotëm ka përshëndetur nd

Postuar: 20/11/2018 - 11:27

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe delegacioni që e shoqëron

Postuar: 20/11/2018 - 11:24

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka ‘zbarkuar' ditën e sotme në qytetin e Gjirokastrë