BREAKING NEWS

E rëndë në Peshkopi, plagoset me armë zjarri 16-vjeçarja, zbardhen detajet e para

E rëndë në Peshkopi, plagoset me armë zjarri
x
BREAKING NEWS

Partia Socialiste mbledh Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

Partia Socialiste mbledh Kryesinë, çfarë pritet të
x
BREAKING NEWS

“Fluturojnë” rastet e reja, Ministria e Shëndetësisë zbardh bilancin e 24 orëve të fundit: Shënohet një humbje jete nga COVID

“Fluturojnë” rastet e reja, Ministria e
x
BREAKING NEWS

“FOTO HISTORIKE”/ Kreshnik Spahiu publikon foton e rrallë të Fatos Nanos: Këtu për herë të parë u...

“FOTO HISTORIKE”/ Kreshnik Spahiu publikon foton e rrallë
x
BREAKING NEWS

“PD do shpallet...”, paralajmërimi i fortë i Ngjelës për protestën e 7 korrikut: Berisha do destabilizim, do që të jetë sundues! Me katër bomba...

“PD do shpallet...”, paralajmërimi i fortë i Ngjelës
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë në 7 korrik? Spartak Ngjela nxjerr zbuluar planin e Berishës dhe paralajmëron: Presion ndaj...

Çfarë pritet të ndodhë në 7 korrik? Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

Maks Haxhia i përgjigjet 'flakë për flakë' Edi Ramës

Maks Haxhia i përgjigjet 'flakë për flakë' Edi
x
BREAKING NEWS

"Si takohesh me burrin biznesmen?"/ 'Çoroditet' Edi Rama, nuk e mbajnë nervat gjatë konferencës, merr vendimin drastik për gazetarin

"Si takohesh me burrin biznesmen?"/ 'Çoroditet' Edi
x

Politike

“Marrëdhëniet PD-SHBA, së pari u lëkundën nga...”, Belind Këlliçi zbulon prapaskenat e Kuvendit të 30 Prillit

“Marrëdhëniet PD-SHBA, së pari u lëkundën

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar Kuvendin që u mbajt më 30 Prill, i cili thotë se tregoi përbërjen reale të PD-së, gjë e cila sipas tij u reflektua edhe në ulëset e sallës së Pallatit të Kongreseve.

Këlliçi solli në vëmendje rezolutën e miratuar, ku kërkohet një vëmendje më e madhe për financimet përmes kanaleve Off-shore të PD-së.

Deputeti tha se ishte pikërisht lobimi i Bashës në SHBA me ato që quhen ‘paratë ruse’ shënoi prishjen e marrëdhënieve me SHBA-të.

“Për herë të parë në 30 Prill ka ndodhur që ishin 200-250 karrige bosh. Sepse aq ishin delegatët realë. Kjo shërben se më në fund po i japim fund hipokrizisë dhe po dalim nga ai rreth vicioz. Në atë sallë ditën e shtunë kanë qenë delegatë të PD-së dhe njerëz të ftuar nga bota e artit, kulturës etj.

Ka një shqetësim sepse kemi pasur një precedim nëpërmjet kanaleve off-shore, siç është rasti ish-kryetarit të PD. Dhe pikërisht kjo nisi lëkundjen e marrëdhënieve me SHBA-të. Për këtë, Kuvendi i fundit miratoi një rezolutë ku dënon edhe djegien e mandateve. Deri në vitin 2025, I gjithë lidershipi i ri i PD-së duhet të përfshijë 40% gratë dhe 30% të rinj në të gjitha strukturat për të krijuar një sistem karriere.

Më vjen keq ne vijojmë të diskutojmë për debatet e brendshme në Partinë Demokratike teksa Edi Rama ka nisur fushatën për zgjedhjet lokale. Pushteti lokal është dera e parë ky troket çdo qytetar për çdo problem dhe ne duhet të jemi pranë tyre. Ky debat duhet të shterojë një orë e më parë sepse është ezauruar. E kuptoj që ka interes mediatik, por qytetarët na kanë votëbesuar për të bërë opozitë” – tha Këlliçi për ‘Kontrast’.

Deputeti demokrat ktheu në vëmendje edhe një zhvillim të muajit tetor 2021. Ai tha se një nga komisionet hetimore të miratuara atëherë ishte ai për zgjedhjet e 25 prillit. Por që sipas Këlliçit, ky komision me në krye Enkelejd Alibeajn s’u mblodh kurrë.

“Në muajin tetor PD ngriti tre komisione hetimore, ku një prej tyre ishte ai për masakrën zgjedhorë dhe në krye të tij u vendos Enkelejd Alibeaj. A keni më informacion se çfarë u bë me këtë komision?” – tha Këlliçi.